Gjekmarkaj: Regjimet kriminale që vijnë në pushtet me banda dhe kartelet e drogës kanë fund tragjik

Gjekmarkaj: Regjimet kriminale që vijnë në pushtet me banda dhe kartelet e drogës kanë fund tragjik

20:54, 03/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas operacionit amerikan në Venezuelë, të urdhëruar nga presidenti Donald Trump, që çoi në kapjen e narkodiktatorit Nicolas Maduro.

Në reagimin e tij në Facebook, Gjekmarkaj thekson se ngjarjet e sotme tregojnë se demokracia dhe liria mbrohen me vendime të forta, dhe regjime si ai i Maduros, që ushqehen nga kartelet e drogës dhe varfërojnë popullin, janë të destinuara të përballen me pasojat.

Postimi i plotë:

Regjimet kriminale që vijnë në pushtet me banda dhe kartelet e drogës kanë fund tragjik

Ngjarjet e sotme në Venezuele tregojnë se asnjë pushtet i ndërtuar mbi krimin dhe frikën nuk është i përjetshëm. Qëndrimi i palëkundur i SHBA-së dhe Presidentit Tramp dëshmon edhe një herë se demokracia dhe liria mbrohen me vendime të forta. Regjime si ai i Maduros, që ushqehen nga kartelet e drogës dhe varfërojnë popullin e tyre, janë të destinuara të përballen me pasojat.

Qeverisja ekziston për t’i dhënë dinjitet qytetarëve, jo për të ndërtuar mite personale pushteti. Kur pushteti kthehet në mjet shtypjeje, rënia e tij është vetëm çështje kohe. Sinjali është i qartë për të gjithë ata që e kuptojnë se demokracia nuk mund të mbahet peng nga krimi, pavarësisht heshtjes së atyre që sot zgjedhin të mos flasin.

Historia e ka treguar vazhdimisht se aleancat me krimin nuk sjellin stabilitet, por shkatërrim. Çdo regjim që zgjedh të mbijetojë duke shtypur zërin e lirë dhe duke u mbështetur te droga dhe korrupsioni, herët a vonë përballet me realitetin. Koha e pandëshkueshmërisë po mbyllet dhe përgjegjësia është e pashmangshme, sado vonë të vijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco