Operacioni amerikan në Venezuelë/ Çeno: Ja si iu ofrua largimi paqësor Maduros para sulmit final

20:02, 03/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një operacion ushtarak amerikan, i përshkruar si jashtëzakonisht i suksesshëm, është ndërmarrë në Venezuelë me objektiv kapjen e presidentit Nicolás Maduro dhe goditjen e infrastrukturës ushtarake.

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Enri Çeno ka komentuar operacionin amerikan për kapjen e Maduros, që sipas tij kulmoi pas një periudhe të gjatë negociatash disamujore.

‘Gjatë kësaj kohe, Shtetet e Bashkuara i kishin ofruar Maduros një mundësi për t'u larguar paqësisht nga pushteti. Oferta, e bërë publike në nëntor, përfshinte garanci për sigurinë fizike të tij dhe të familjes së tij, si dhe mundësinë për të zgjedhur një vend tjetër për të jetuar. Megjithatë, ky propozim u refuzua, duke i hapur rrugë aksionit ushtarak’, u shpreh Çeno.

Çeno: Operacioni në vetvete ishte operacion shumë i suksesshëm në aspektin ushtarak, pra u arritën të gjitha objektivat që siguria kombëtare amerikane i kishte vendosur trupave speciale, pra Delta Force, për të goditur fillimisht objekte ushtarake, por edhe në një kohë pa patur humbje në jetë, dhe rezulton që nuk ka humbje në jetë. Gjithashtu dhe për të zënë pritë edhe vetë presidentin Maduro, bashkë me familjen e tij. Nga ajo çka u tha nga sekretari Rubio, po edhe nga presidenti Trump dhe nga sekretari i mbrojtjes amerikane, është e vërtetë që kjo që ndodhi sot nuk ishte një rast i paprecedent në histori. Ka plot të tilla dhe aq më tepër e papritur pasi ka plot pesë muaj që bëhen tratativa. Ne nuk duhet të harrojmë faktin që presidenti amerikan ka caktuar një të deleguar special vetëm për Venezuelën. Influencën më të madhe këtu në aspektin diplomatik sigurisht që e ka sekretari Rubio, duke qenë se është edhe vetë latin dhe e njeh si të thuash komunitetin dhe botëkuptimin e qytetarëve të Amerikës Latine. Ai gjithashtu është sekretar shteti, pra përfaqëson diplomacinë amerikane por dhe sigurinë kombëtare, duke qenë dhe këshilltar për sigurinë kombëtare amerikane në Shtëpinë e Bardhë. Aty u deklarua që Maduros i janë dhënë disa mundësi, i janë ofruar kushte, janë bërë publike në nëntor, në fund të nëntorit, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar siguri fizike për të, por largimin nga Venezuela, në mënyrë të paqtë, pra thjesht të largohet nga pushteti, të zgjedhë vendin ku do të jetojë pjesën e mbetur të jetës dhe Shtetet e Bashkuara do të garantonin sigurinë e tij fizike dhe të familjes së tij në këtë tranzicion. Ai e ka kundërshtuar dhe në një sulm ushtarak të përgatitur në detaje dhe mjaft të suksesshëm, në një kohë mjaft të shkurtër, vetëm më pak se tre orë ka zgjatur aksioni në vetvete, për të përfunduar me sukses.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco