Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka komentuar rrëzimin e diktatorit venezuelian Nikolas Maduro, duke e cilësuar ngjarjen si “jashtëzakonisht të mirë dhe shpresëdhënëse” për të gjithë popujt që vuajnë nën regjime të ndërtuara mbi drogën, krimin dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Në postimin e tij në Facebook, Blushi thekson se, kjo ngjarje përbën gjithashtu një mesazh të fortë për opozitën shqiptare, që të bëjë gjithçka për të shkurtuar ditët e “Narkoshtetit” të vetëm në Europë, të cilin mediat amerikane e kanë quajtur me të drejtë “Ramaduro”.
“Fundi i pashmangshëm i regjimeve të tilla tregon se asnjë diktaturë, sado e gjatë apo e egër, nuk është e përjetshme dhe se fundi i narkodiktatorëve është gjithmonë i njëjtë”, shkruan Blushi.
Postimi i plotë:
Rrëzimi i Maduros është një lajm jashtëzakonisht i mirë dhe shpresëdhënës për të gjithë njerëzit e lirë, veçanërisht për popujt që vuajnë nën regjime të ndërtuara mbi drogën, krimin dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Është gjithashtu një sinjal i fortë inkurajimi për opozitën shqiptare, për të bërë gjithçka që t’i shkurtojë ditët Narkoshtetit të vetëm në Europë, të cilin mediat amerikane me të drejtë e kanë cilësuar “Ramaduro”.
Fundi i pashmangshëm i regjimeve të tilla është dëshmi se asnjë diktaturë, sado e gjatë apo e egër, nuk është e përjetshme dhe se fundi i narkodiktatorëve është gjithmonë i njëjtë.
© SYRI.net