‘Papunësia në rritje, rinia e larguar…’/ Teliti: Narko-euro në ekuacionin e zhvillimit të ekonomisë dhe kullave

17:27, 03/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bumi i ndërtimeve në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë dhe zonat bregdetare, duket se fsheh një realitet shqetësues që lidhet me pastrimin e parave të krimit të organizuar.

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, eksperti i financave, Dorian Teliti thekson se, ky sektor, i cili shfaqet si i vetmi që nuk njeh krizë, nuk po ushqehet nga kërkesa reale e tregut, por nga injektimi masiv i "narko-eurove" në ekonomi.

Sipas Telitit, paradoksi qëndron në faktin se ndërsa Shqipëria po përballet me një shpopullim në rritje dhe agjencitë imobiliare raportojnë muaj të tërë pa shitur asnjë apartament, lejet për ndërtimin e kullave shumëkatëshe vazhdojnë të jepen pa ndalim.

Kjo situatë, sipas zërave kritikë, justifikohet vetëm përmes futjes së parasë kriminale në ekuacionin e zhvillimit ekonomik.

Teliti: Sektori i ndërtimit i cili vazhdon dita ditës të rritet. Lejet që jepen pa fund. Është i vetmi sektor që nuk nuk njeh krizë. Oferta për shtëpi, shitjet, ndërtimet, vijnë dhe rriten dita ditës. Është i vetmi sektor ku kemi situata me agjencitë imobiliare, që thonë kemi muaj që nuk shesim një apartament të vetëm. Ndërkohë që lejet jepen dita ditës dhe vazhdojnë të bëhen si kërpullat e tjera, firmat e ndërtimit. Për të marrë leje ndërtimi, për të ndërtuar kulla shumëkatëshe në Tiranë apo në bregdet. Jemi në një situatë e cila është tipikisht e justifikuar vetëm në rast se fut në narko-euron dhe euro kriminale, monedhën kriminale, në ekuacionin e zhvillimit të ekonomisë. Një ekonomi e cila nuk do të kishte narko-euron si justifikim të saj, absolutisht nuk do të ishte në këto nivele që është sot. Po e përsëris edhe njëherë, papunësia është në rritje, rinia është larguar, varfëria është në ekstrem. Mjafton të shikojë ditët e vitit të ri, njerëzit që ecin nëpër rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë me duar në xhepa. Në qendrat tregtare njerëz që lëvizin por nuk blen askush. Në markete njerëz që hyjnë dhe dalin, duke marrë thjesht një shishe uji, apo duke marrë një diçka të vogël, një konsum në rënie. Një rritje ekonomike, tërësisht në letër, por absolutisht jo që të përkthehet në një mirëqënie për shqiptarët. A ka pasur njerëz që kanë fituar gjatë 2023-ës? Po ka pasur. Këta që janë të lidhur me narko-ekonominë. Ata që kanë marrë leje, licenca, ata që kanë marrë tendera pa garë, siç u vërtetua tashmë edhe nga mesazhet që kanë dalë të Ballukut me shokë. Ata që bëjnë koncesione. Atyre që u bëheshin qoka. Ja japim ty dhe do ja japim atij tjetrit duke e ndarë llokmat e buxhetit të shtetit, se bakllavaja, me llokmat e veta. Kush do copën e bakllavasë, si e vendosim? Ne jo emër. Një votë ja vendosim Armelës, një votë ja vendosim Dorianit, një votë ja vendosim tjetrit e kështu me radhë. E ndanin si pronë private, si pronë e babës së tyre. Dhe për më tepër se kaq, u thoshin atyre madje tashmë, financoni fushatën elektorale dhe jeni të legjitimuar për të futur edhe narko-euro në në ndërtimet tuaja dhe në firmat tuaja. Lajm shumë i mirë, përsëris edhe njëherë ky që ka ndodhur. Dhe uroj shumë. Shqipëria nuk është në nivelet e Venezuelës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco