Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë, që u finalizua me prangosjen e Presidentit Nikola Maduro. Në reagimin e kreut të Qeverisë së Kosovës theksohet se mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është vendimtare për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.
SYRI TV
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë nga autoritetet ligjzbatuese në SHBA, që u finalizua me arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nikola Maduro, i akuzuar nga Uashingtoni për narkoterrrororizëm.
Në reagimin e tij, Albin Kurtit ka edhe një mesazh të qartë për liderët e rajonit, ku thekson se mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.
“Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie. Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë. Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake,” shkruan Kurti në median sociale.
Qeveria Kurti, në mandatin e saj të parë, luftën kundër krimit të organizuar e ka pasur kryefjalë të axhendës së saj.
© SYRI.net