Luan Baçi: Ra Ma… duro. Regjimet autoritare nuk e kanë të gjatë

Luan Baçi: Ra Ma… duro. Regjimet autoritare nuk e kanë të gjatë

16:40, 03/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rënia e regjimeve autoritare është vetëm çështje kohe shkruan deputeti i PD Luan Baçi pas ndërhyrjes së SHBA në Venezuelë, duke rrëzuar nga pushteti Nicolas Maduron dhe arrestuar bashkë me të shoqen.

Historia politike e vendeve të ndryshme, pavarësisht gjeografisë apo propagandës që përdorin pushtetarët, dëshmon se pushteti i ngritur mbi vota të vjedhura, korrupsion, farsa zgjedhore dhe shtypje të opozitës nuk mund të zgjasë pafundësisht, shkruan Baçi.

Në postimin e tij në Facebook, Baçi thekson se,  shembulli i fundit i Venezuelës, me rrëzimin e regjimit të Nicolás Maduros, është një paralajmërim i qartë për çdo qeveri që ka ndërtuar pushtetin mbi frikën, manipulimin dhe kapjen e shtetit.

Postimi i plotë:

Ra   Ma... duro!

Regjimet autoritare, nuk e kane te gjate!

Pushteti me vota te vjedhura

Me grabitje fondesh.

Me farsa zgjedhore.

Me berjen njesh te pushtetit me partine.

Me administrat patronazhisetesh, qe punojne per grabitje votash.

Me qeverri te korruptuar, qe buxhetin e shtetit, e shperdoron, ne favor te partise se tij, per te zgjatur pushtetin.

Me sulme dhe goditje ndaj opozites se vendit!

Heret a vone, popujt u japin ate qe meritojne, burgun dhe vetem burgun!

Maduro...Ra...Ai erdhi ne pushtet ne 2013 dhe vendosi regjimin autoritar dhe te korruptuar, duke eliminuar voten e lire...

Regjimet pavaresisht largesise dhe menyres se propagandimit qe bejne, ata jo vetem  ngjajne  por dhe fati i tyre eshte i njejte....

Ne 2013 filloi dhe Regjimi i Tiranes... nje narko- shtet ne mes te Europse,  tashme drejte fundit, i njejti fat....!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco