Nga Petrit Vasili/
Qindra mijëra shqiptarë paguajnë taksën e qarkullimit brenda çmimit të naftës dhe benzinës.
Qindra milionë euro dalin nga xhepat e tyre dhe rrëmbehen nga qeveria me sebepin se do të mirëmbahen rrugët.
Por edhe në ato pak ditë dimër të fortë që Shqipëria ka, rrugët mbulohen me akull, aksidentet shtohen rrugët bëhen totalisht të pasigurta dhe humben jetë njerëzish.
Ku janë këta koncesionarët, që kanë marrë koncesionet e mirëmbajtjes së rrugëve, që rrëmbejnë qindra milionë euro çdo vit dhe nuk bëjnë asgjë?
Apo i marrin paratë e thata dhe i ndajnë me qeveritarët, ndaj këta të fundit nuk u kërkojnë dot llogari.
Është e turpshme vërtet që Shqipëria me kaq pak dimër katandiset kështu me rrugët mbuluar nga akulli për faqe të zezë.
Ja ku është Maqedonia dhe Kosova, apo Mali i Zi dhe shikoni vetë se në çfarë situate komplet tjetër janë rrugët atje, megjithëse përballen me dimra më të gjatë dhe më të egër.
Prokuroria duhet të nisë hetim për këto dhjetëra aksidente në rrugët e mbuluara nga akulli, sepse shqiptarët kanë paguar lek më lek qindra milionë euro për të udhëtuar në rrugë të sigurta.
Përgjegjësit, qeveritarë e koncesionarët e mirë paguar duhet ta paguajnë fajin e tyre për rrezikimin e jetës së njerëzve.
Në të kundërt prokuroria është e implikuar vetë në krim.
© SYRI.net