Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës: Ndërron jetë Nexhat Daci

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës: Ndërron jetë Nexhat Daci

11:53, 01/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në moshën 81 vjecare ka ndërruar jetë politikani i njohur, Nexhat Daci.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri në vitin 2011, derisa kryetar kuvendi ka qenë për dy mandate- në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Daci ka drejtuar partinë Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Kush ishte Nexhat Daci?

Nexhat Danci u lind në Tënoc më 1944, ku përfundoi shkollimin fillor. Atë të mesëm e kreu në Leskoc, ndërkaq studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (Dega e ki­misë) në Beograd më 1966. U doktorua më 1973 në Universitetin e Zagrebit, ndërkaq studimet e posdoktoratës i vazhdoi në Angli, në Universitetin e Bradfordit më 1974.v

Pas përfundimit të magjistraturës, më 1968 ai nisi punën si asistent në Fakultetin Filozofisë në Katedrën e Kimisë. Më 1971 vazhdoi punën si ligjërues e më pas edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë punës akademike ai ka marrë pjesë në disa studime shkencore, kongrese e konferenca në mbarë botën. Ka qenë anëtar i Shoqatës Kimike amerikane që nga viti 1985 dhe i disa institucioneve të tjera ndërkombëtare. Ndërkaq, pjesë e Akademisë së Shkencave të Kosovës u bë më 1993

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco