Meta uron shqiptarët: Përballë sfidave, me shpresën ku e ardhmja ndërtohet mbi ndershmërinë, besimin e ligjin

Meta uron shqiptarët: Përballë sfidave, me shpresën ku e ardhmja ndërtohet mbi ndershmërinë, besimin e ligjin

19:23, 31/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët për festën e Vitit të Ri.

Në urimin përcjellë përmes rrjeteve sociale, Meta shkruan se përballë sfidave, shpresat janë që 2026 të jetë viti që do të afrojë më shumë shqiptarët me njëri-tjetrin, me forcën për të ecur përpara.

Meta ndër të tjera thekson se: ‘2026 viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku liritë dhe dinjiteti njerëzor janë të shenjta dhe respektohen plotësisht’.

‘Ku ka mundësi dhe shpresë për çdo qytetar, dhe ku çdo shqiptar të jetojë me dinjitet, siguri dhe mirëqenie në shtëpinë tonë të dashur, Shqipërinë, ku e ardhmja të ndërtohet mbi ndershmërinë, besimin dhe ligjin’, thuhet në urimin e Metës për 2026.

Statusi

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Të dashur qytetarë shqiptarë,

Nga zemra ju uroj një Vit të Ri me shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi për ju, për familjet tuaja dhe për të gjithë të dashurit tuaj, kudo që ndodhen.

Me besim në vlerat tona të përbashkëta dhe me sytë nga e ardhmja, ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringritjes së shpresës.

Le të jetë ky një vit që na afron më shumë me njëri-tjetrin dhe na jep forcën për të ecur përpara, të vendosur përballë sfidave.

Qoftë 2026 viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku liritë dhe dinjiteti njerëzor janë të shenjta dhe respektohen plotësisht.

Ku ka mundësi dhe shpresë për çdo qytetar, dhe ku çdo shqiptar të jetojë me dinjitet, siguri dhe mirëqenie në shtëpinë tonë të dashur, Shqipërinë, ku e ardhmja të ndërtohet mbi ndershmërinë, besimin dhe ligjin.

Gëzuar 2026, Vitin e Ndryshimit, të Lirisë dhe të Shpresës së re për të gjithë shqiptarët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco