VIDEO/ Noka: 15-vjeçari prangoset me dhunë nga narkopolicia për një fishekzjarr

VIDEO/ Noka: 15-vjeçari prangoset me dhunë nga narkopolicia për një fishekzjarr

13:04, 31/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka denoncuar një rast të rëndë dhune policore, ku një i mitur është trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga forcat e policisë.

Sipas Nokës, 15-vjeçari Ajsel Kaçi është prangosur me forcë në sy të nënës së tij, vetëm për ndezjen e një fishekzjarri. Ai thekson se i mituri është tërhequr zvarrë dhe është dhunuar fizikisht, duke i shkaktuar gjakosje në duar, sikur të ishte një kriminel i rrezikshëm.

Noka e cilëson ngjarjen si një akt brutal të “narkopolicisë”, duke akuzuar institucionet për dhunë, abuzim me pushtetin dhe terror ndaj qytetarëve, madje edhe ndaj fëmijëve.

Postimi:

Atmosferë festive nga Narkopolicia e Prodës
Aksioni i paparë i bluve. E prangosin një të mitur në sy të nënës së tij, për një fishekzjarr të ndezur. 15-vjeçarin Ajsel Kaçi e tërheqin prej teshash dhe ia skuqin duart gjak si të ishte një vrasës serial. Tash e ndritën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco