Kallëzim i ri për Ballukun në SPAK/ Banorët e Postribës denoncojnë ndotjen e ujit nga gurorja...

12:39, 31/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zv kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe në pritje të Kuvendit për ti hapur rrugë arrestimit që kërkon SPAK, e mbyll vitin 2025 me një padi të re në Prokurorinë e Posaçme.

Janë banorët e Postribës në Shkodër që kanë depozituar një padi ndaj saj, drejtorit ekzekutiv të AKBN Petrit Malaj dhe Viola Haxhiademi kryesekretare e Ballukut.

Akuza është për penal të “shpërdorim i detyrës”; “mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” dhe  “menaxhimi i mbetjeve”.
Bëhet fjalë për guroren në zonën e  Postribës, një problematikë e ngritur prej kohësh nga banorët.

'Me shtetin shqiptar kemi rënë në hall. Po kalojmë një situatë të vështirë. I bëjmë thirrje SPAK të veprojë se gjendja është e keqe. Ka 8 vite që uji i pijshëm është i ndotur. 

Akuza që kanë bërë banorët, është për ndotjen e ujit nga gurorja në zonën e Postribës, një problematikë e ngritur prej kohësh nga banorët.

Më herët, banorët kanë zhvilluar takime edhe me kryebashkiakun e Shkodrës dhe prefekten e Qarkut Shkodër, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Për këtë, ato paralajmërojnë padi në SPAK edhe për kryebashkiakun Benet Beci.

Në kallëzim janë përfshirë dhe banorë të fshatrave të njësisë Postribë, ndërkohë problematika vijon që prej vitit 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco