Publicisti Ylli Dylgjeri ka reaguar me një koment të shkurtër sarkastik në rrjetet sociale, duke ironizuar një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama lidhur me Mirlinda Karçanajn.
Dylgjeri citon deklaratën e Kryeministrit, sipas së cilës Karçanaj ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie” në një banesë me qira dhe cilësohet si “protagoniste e digjitalizimit”. Sipas publicistit, kjo deklaratë e ka tronditur dhe i ka nxitur një reagim që ai e quan “dëshirë humane”.
Në mënyrë ironike, Dylgjeri shprehet se është i gatshëm ta marrë Karçanajn në shtëpinë e tij pa qira, duke e krahasuar situatën me një rast tjetër të përmendur në diskursin publik. Ai vijon me tone sarkastike, duke theksuar kontributin e saj në digjitalizim dhe duke e përmbyllur reagimin me frazën se ky është “humanizmi i tij maksimal”.
Reagimi i plotë:
Kërkohet solidaritet!
Rama: Mirlinda Karçanaj sot rri në ‘arrest shtëpie’ në banesë me qira, është protagoniste e digjitalizimit!
U drodha i tëri kur e dëgjova këtë deklarim të Kryeministrit....Dhe menjëherë më lindi dëshira humane: Ta marrë në shtëpinë time pa qera!
Thashë: Po Entoni më i mirë se Unë është që e morri Parashqevinë ?
Po do ta marr!
Mirlinda na digjitalizojë, na dhe Diellën, që ju bëfsha kurban!
Ka humanizmin tim maksimal
© SYRI.net