Njeriu që burgosi fukarenjtë për 50-mijë lek drita, ankohet për mbipopullim burgjesh për hajdutë mbi 50-milionë euro

Njeriu që burgosi fukarenjtë për 50-mijë lek drita, ankohet për mbipopullim burgjesh për hajdutë mbi 50-milionë euro

19:55, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama, njeriu që e nisi qeverisjen e tij me shprehjen “burg, burg, burg” ndaj qytetarëve të varfër që kapeshin me mos-pagim energjie edhe me shuma qesharaka 30-50-mijë lek të vjetra të energjisë elektrike apo për meremetim çatie shtëpish, gardhesh e avllishë, tashmë tregohet i shqetësuar për politikën e ashpër penale të prokurorisë dhe gjykatave. Sipas tij, sistemi penal ka nevojë për rishikim dhe politika më efikase ndëshkimi.

Kujtojmë se ka patur edhe humbje jetësht të fukarenjve nëpër burgje për këtë shkak.

Njeriu që ka mbrojtur dhe promovuar ashpërsinë e ligjit ndaj qytetarëve të varfër për shkelje minimale administrative dhe financiare, sot shprehet i shqetësuar.

Dikur e quante burgosjen për mospagim energjie si “mjet edukues” dhe pjesë të vendosjes së shtetit ligjor, duke refuzuar çdo tolerancë për ata që i quante “abuzues të sistemit”.

Çfarë ka ndodhur sot që po i njëjti njeri ka një qëndrim krejtësisht të kundërt?

Pse sot kryeministri shpreh shqetësim për mbingarkesën e burgjeve?

Përgjigja është e thjeshtë për çdo shqiptar: Sot drejtësia po tenton të trokasë, jo të thyejë derën, si do duhej të bënte, në oborrin e tij të pushtetit dhe familjes.

Kur fatura e dritave ishte 50 mijë lekë të vjetra, burgu ishte zgjidhje. Kur vjedhja është mbi 50 milionë euro si rasti i Tunelit të Llogarasë, qindra milionë euro tjera me Unazën e Madhe dhe tenderat e tjerë apo 800 pagesa brenda vitit nga thesari i shtetit për baxhanakun e tij te AKSHI…burgu paska nevojë për alternativa, thotë Edi Rama.

Pra gjithë sa ka thënë sot në konferencë tregon filozofinë ndëshkuese që është zbatuar ndër vite: zero tolerancë për të varfrit dhe ndryshim kursi për oborrtarët e kryeministrit.

Sot shqiptarët dëgjuan me veshtë e tyre axhendën e tij. Burgos fukarenjtë dhe bëhu mburojë për Belinda Ballukun, Karçanajn e AKSHI dhe gjithë taborrin e tij të korruptuar që kanë plaçkitur miliarda euro nga xhepat e shqiptarëve për llogari të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco