SYRI TV/ FBI mbështet SPAK dhe BKH, Ambasada e SHBA postim për ceremoninë: Forcim kundër krimit të organizuar

18:50, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

FBI mbështet SPAK por edhe BKH. Në një postim që është bërë nga ambasada amerikane në Tiranë të certifikimit të agjentit te Byrosë Kombëtarë të Hetimit, vlerësohet angazhimi i përbashkët për forcimin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, me synim rritjen e sigurisë dhe besimit të qytetarëve shqiptarë në të ardhmen. Certifikata gjatë ceremonisë agjentit shqiptarë iu dha nga shefi i FBI, Kash Pattel

SYRI TV

FBI do të mbështesë Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Byron Kombëtare të Hetimit. Ka qenë  ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë lajmin e diplomimit në Akademinë Kombëtare të FBI, të agjentit të SPAK/BKH, Eduart Kaloshi.

Shefi i FBI, Kash Pattel i ka dhënë Kaloshit certifikatën e diplomimit në një ceremoni të organizuar në zyrat e Byrosë Federale të Hetimit. Ambasada e SHBA e konsideron këtë moment në një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve amerikane dhe SPAK-ut.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerësoi këtë zhvillim si pjesë të angazhimit të përbashkët për forcimin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, me synim rritjen e sigurisë dhe besimit të qytetarëve shqiptarë në të ardhmen.

“Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”.

Në postimin e ambasadës thuhet se çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco