Pas dy javësh, mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ende nuk është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për deputeten Belinda Balluku. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe anëtarët e tjerë të Këshillit kanë kërkuar imunitetin e Ballukut. Sipas Bardhit, ajo po prish provat dhe ka akuzuar kreun e Kuvendit për mbrojtje të zëvendëskryeministres, duke e cilësuar atë si një "avokat" të saj.
Edhe këtë të martë, anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit kanë akuzuar mazhorancën për refuzim të mbledhjes, duke mos u paraqitur. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi ka theksuar se nuk ka ndodhur kurrë që shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli të vonohej për dy javë, me pretendimin që e pandehura ka kërkuar tre javë kohë për t’u mbrojtur. Bardhi e ka quajtur këtë një pretendim absurd dhe ka akuzuar Ballukun se po intimidon dhe prish provat.
Bardhi gjithashtu theksoi se pas zyrës së kryeministrit, edhe Kuvendi është kthyer në një "zyrë avokatie" për Belinda Ballukun.
Partia Demokratike ka kërkuar një mbledhje të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit më 6 janar 2026, në orën 11:00.
© SYRI.net