Sot Edi Rama ka kaluar të gjithë limitet e një të stërvituri për të bërë propagandë e për të mashtruar qytetarët.
Gjatë gjithë konferencës për shtyp nuk la hajdut të qeverisë së tij, të dënuar e të padënuar, nën hetim e të pandehur pa mbrojtur.
Më modelin e sarkazmës dhe ironisë publike ai ka shigjetuar sot gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dosje të rëndësishme nën hetim e nën gjykim. Janë dosje ku edhe vetë kreu i qeverisë është personazh e del në shumë rreshta mesazhesh herë më emrin e tij të vërtete, herë nën siglën e postit që mban, e herë me pseudonime.
Ndërkohë që i gjithë mesazhi mund të përmblidhet tek ajo që ai ka vendosur, nuk është tashmë dëshirë, që të bëjë ndryshime në sistemin e drejtësisë dhe në mënyrën e funksionimit të saj.
Nuk është shumë e sigurtë nëse do të behët vete edhe Kryeministër, edhe shef i SPAK, apo kryetar i KLGJ, KLP e deri shef i Gjykatës Kushtetuese. Por një gjë është e sigurtë që të gjithë silurët e nisjes së vitit të ri do të jene ne këtë drejtim.
Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës për shtyp duke u munduar të fshehë nervozitetin se sistemi i drejtësisë ka shumë problematika dhe shtoi se ka nevojë për “diskutime e ndërhyrje”.
“Nuk mund të jem kryeministri i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar dhe të rri pa folur. Ligjet e Reformës në Drejtësi janë aty. Drejtësia ka probleme të mëdha dhe kjo nuk diskutohet. Reforma 10 vite ka. 10 vite nuk janë asgjë për historinë e një shteti dhe për pushtetin. U vra një kriminel i dënuar me burgim të përjetshëm nga një tjetër në Peqin, po si prokurori merr gjithë policët e turnit dhe i fut në burg? I dënon ai të gjithë. Pa dashur të dijë se administrata e burgut funksionon me turne, me burime njerëzore. Pa dashur të dijë se janë familjarë e prindër. Mes tyre është edhe i fajshmi, por ka edhe të pafajshëm. I futi në grup të gjithë në burg”, tha Rama.
“Thelbi është që ne jemi këtu për të garantuar këtë proces, për luftën e pavarur nga pushteti ekzekutiv kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të sofistikohet, jo duke kapur veshin mbrapsht”, shtoi kryeministri.
Duket se rreth 80 për qind të energjive që ai duhej ti harxhonte për hallet e njerëzve ai po i harxhon duke mbrojtur bandën e tij të kusarëve. 20 për qindëshi që ngelet e harxhon duke takuar ata që fitojnë tendera qeveritarë. Pra kreu i qeverisë e ka humbur mision për të cilin është votuar nga rilindja... për të qenë kryeministër. Ka kohë që ka kaluar në anën tjetër./E.I/
© SYRI.net