Nga Basir Çollaku/
Një diplomat perëndimor: Papa i Romës kryen në zyrën e tij 450-500 audienca private në vit me shefa shtetesh e qeverish, me zyrtarë të lartë dhe personalitete publike. Shkëmben mendime dhe u jep bekimin apostolik. Ergys Agasi ia kalon Papës së Romës. Ai meriton plotësisht të quhet Papa i Tiranës..
Në këto duar e ka lënë qeverinë kandidat i pandehuri Edi Rama. Sot iu turr SPAK se ata nuk dinë të bëjnë punën. Do i kisha nxjerrë jashtë nga këshilli Rregullores e Mandateve. Shkelje Barazisë në tendera nuk është korrupsion. Shpërdorimin e detyrës do ta shohim. Ne nuk jemi të korruptuar. Mos besoni një Hajvan në Uashington. Na qenka një hajvan amerikan në DASH e këtij i dalkan raportet sterrë për korrupsion?!. Po një hajvan na qenka në FBI, një në DEA, një në CIA, kudo në Agjencitë e Zbatimit të ligjit që e nxjerrin narcoshtet Shqipërinë falë ortakërive të Ramës?! Kush ia solli ortakët e Sinaloa në zyrë?! Po Charles, zv drejtori kundërzbulimit, i korruptuar prej tij, çfarë ishte?! Po Ndranghetan?! E në radhë të tjerat.!
Ambasada amerikane në Tiranë iu përgjigj dalldisë duke uruar një nga agjentët e BKH diplomuar nga FBI dhe shoqëruar me foton e agjentit me drejtorin Kash Patel. Këtë duhet ta njohë Rama se kush është dhe çfarë po bën. Do i ketë thënë Charles.
Në fakt ka një hajvan në këtë mesele dhe ai është në zyrën e KM në qeverinë tonë. Rama dëshmoi se është në luftë të hapur me Prokurorinë. Se do të përballet me Strukturën e Posaçme. Se do ta pengojë atë. Se do të përdorë Këshillin e Mandateve si gjykatë, për të vendosur për Ballukun. Se sms e përgjimet nuk janë prova. Duke lajmëruar se do përdorë çdo mjet për të mos dorëzuar vartësen. Për çdo gjë ai njeh shef, prokuror e gjyqtar veten e askënd tjetër. Nuk dontë zgjasin ditët dhe në zyrë do të ketë ftesën për të dëshmuar tek agjentët e BKH dhe prokurorët. Për sa dosje?!
Listë e gjatë! Me inceneratorët, Balluku, AKSHI, Llogaraja, koncensionet, investime strategjike. Pafund çështje. Atëherë do marrë vesh se si dinë ta bëjnë punën e tyre prokurorët. Nuk dha përgjigje nëse ka dijeni që ka dy organizata kriminale, zyrtarisht nën akuzë dhe zyrtarisht nën varësinë e tij, në të njëjtën godinë me të. Po 800 pagesa nga AKSHI në vit për baxhanakun,.më tepër se dy në ditë, nuk ia kanë vrarë vëmendjen. Apo e dinë Lindat këtë punë.
Ai e di që SPAK nuk është opozitë. Ka dalë binarësh sepse nuk e ka nën kontroll. Por gjatësia e tij e di që ai nuk do të jetë dot nesër as në opozitë.. çudia e Ramës, si shenjë e shkarjes pa kthim, është se përse kërkon Hajvan aty ku nuk ka dhe harron atë çfarë është.. !!! As Maduro i rrethuar nga anijet luftarake nuk flet kaq lajthitshëm sa Edi Rama..Po si konferenca e fundit si fundvit në atë zyrë, le ta nxjerrë dufin...
© SYRI.net