Kryeministri Edi Rama duke qenë se nuk e njeh konceptin e pushteteve të pavarura i duket çudi që drejtësia të hetojë aferat korruptive ku është i përfshirë vetë drejtpërdrejt si te AKSHI, aferat e Ballukut.
Mes 16 mijë faqeve të dosjes së SPAK janë dhe mesazhet e Evis Berberit, bashkëpunëtorit të Belinda Ballukut.
Janë pikërisht mesazhet mes zv.kryeministres dhe ministres së Infrastukturës dhe Energjisë dhe vartësit të saj kreut të ARRSH në atë kohë, që ekspozuan mënyrën se si përcaktoheshin fituesit e tenderave dhe koncesioneve miliona euro.
Në një rast në mesazhe Balluku i shkruante Berberit 'KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin'
“Që kur mesazhet janë prova… që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqet si në kohën e shtrigave. Patjetër që mesazhet e çdo gjë tjetër janë pjesë e procesit por parafytyroni cfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqe të shtrigave kur dikush të dalë I pafajshëm. Për çfarë i duhet pafajësia kur iu shkatërrua totalisht jeta e familja. Kush ia kthen atij njeriu mbrapsht jetën?' tha Rama sot në konferencën e medias së fundvitit.
© SYRI.net