SHBA përshëndeti zgjedhjet në Kosovë/ Berisha: DASH uron vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme, jo farsa

13:47, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha, komentoi reagimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së ndaj zgjedhjeve në Kosovë, duke theksuar se ky institucion ka bërë të qartë se uron vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe jo farsa zgjedhore.

Sipas Berishës, Kosova ka zhvilluar zgjedhje model, ku qytetarët e saj dhanë verdiktin e tyre dy herë brenda 10 muajve, ndërsa në Shqipëri, siç u shpreh ai, zgjedhjet e 2021-shit nuk mund të përshëndeteshin nga SHBA pasi ato ishin një farsë dhe jo një proces demokratik.

Berisha theksoi se SHBA uron vetëm qeveritë që realizojnë zgjedhje të ndershme dhe se në këtë kuadër, qeveria e Edi Ramës nuk mund të shpresojë në asnjë urim të tillë.

Fjala e tij:

Thjesht zgjedhjet ishin jo të lira. Është shpjeguar nga Departamenti i Shtetit, nga zëdhënësi se qeveria e SHBA-së uron vetëm zgjedhje të lira. Uron vetëm zgjedhje të lira.

Kosova zhvilloi zgjedhje model. Dy herë brenda 10 muajve. Qytetarët e Kosovës u thirrën dhe dy herë brenda 10 muajve dhanë verdiktin e tyre. 
Kurse Edi Rama nuk mund të urohej, siç ndodhi në vitin 2021 sepse qeveria e SHBA-së ka shpallur si princip; do urojmë vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme. Fituesit e zgjedhjeve të ndershme, jo farsave pra. Nuk kanë të bëjnë me farsa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco