Kreu i PD, Sali Berisha, reagoi ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen, duke theksuar se shqiptarët do të jenë ata që do ta heqin.
Sipas Berishës, Rama ka sfiduar popullin dhe ka treguar se nuk mund të pranohet më një "hajdut" si ai në postin e kryeministrit. Berisha shtoi se dorëheqja ishte një mundësi, por që Rama e refuzoi, duke vërtetuar se nuk është një lider që mund të udhëheqë vendin më.
Ai paralajmëroi se zemërimi i popullit do të bëjë që Rama të largohet, dhe nuk do të mund të vjedhë më shqiptarët siç ka bërë deri tani.
Fjala e tij:
Kjo ishte sfida që ju bën shqiptarëve. Dorëheqja ishte një opsion, por ai nuk pranon dorëheqjen, shqiptarët do ta heqin.
Shqiptarët do ta heqin, nuk mund të pranojnë kurrë më një hajdut si ai, për kryeministër.
Kështu që përgjigja ime është kjo; shqiptarët do ti tregojnë vendin atij. Dorëheqja ishte opsioni. Çdo njeri në kushtet e tij, përveç atij do të kishte dhënë dorëheqjen.
Atëherë unë i them, dhe ndaj e mbylla; prite zemërimin e popullit shqiptar.
Shqiptarët nuk do të mundet kurrë ti vjedhë më, siç ka ndodhë deri sot.
© SYRI.net