Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha, i bëri një paralajmërim të ashpër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për mungesë legjitimiteti dhe për krime të rënda që, sipas tij, ai po kryen kundër popullit shqiptar.
Berisha theksoi se zhvillimet e fundit, veçanërisht ngjarjet e 11 Majit, treguan se Rama është një "kriminel" që ka përfituar nga abuzimi me pasuritë e shqiptarëve dhe se tani po u thotë qytetarëve se do t'i vjedhë më shumë, duke anashkaluar drejtësinë.
Ai paralajmëroi se një zemërim popullor është duke u grumbulluar dhe se ky regjim, që e cilësoi si "më të rrezikshmin në Europë", do të bjerë shumë shpejt. Berisha përfundoi duke uruar shqiptarët për Vitin e Ri dhe duke i ftuar ata të bashkohen për të çliruar vendin nga ky regjim.
Fjala e tij:
Pra, zhvillimet e muajve të fundit, 11 Maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij.
Se ai është një kriminel, një delinkuent që e ka vendin në bankën e të akuzuarit, para drejtësisë.
Se ai po kryen krimin e shëmtuar jo vetëm të vjedhjes së qindra e qindra milionë, në mos miliarda siç është afera e Portit të Durrësit, por tani u thotë shqiptarëve se do u vjedh se drejtësia nuk ekziston.
Çka përbën një kushtrim të madh për çdo shqiptar dhe unë i them Edi Ramës, prite zemërimin popullor.
Të garantoj se shumë shpejt do bjerë mbi ty.
Duke përfunduar u uroj ju gëzuar Vitin e Ri.
U uroj qytetarëve shqiptarë këtë vit dhe të fillojmë vitin tjetër me forca, energji dhe guxim për të çliruar veten tonë, qytetarët shqiptarë, Shqipërinë, nga ky regjim, më i rrezikshmi sot në Europë, ndër më të rrezikshmit në botë.
© SYRI.net