Sali Berisha, akuzoi Altin Dumani për ndërhyrje brutale në hetimet e AKSHI-t, duke përmendur përpjekjet e tij për të bllokuar hetimin e ministrit Balluku dhe për të fshehur skandale të tjera të lidhura me pushtetin e Edi Ramës.
Berisha theksoi se ndërhyrja e Dumanit për të sabotuar hetimet ishte gjithashtu e lidhur me një tjetër ngjarje të rëndësishme, rrëmbimin e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, që u rrëmbye në gusht të vitit të kaluar. Sipas Berishës, rrëmbimi i Shimës kishte të bënte me informacionin që ai mbante lidhur me aferat e AKSHI-t dhe ndikimin e Edi Ramës, duke e quajtur këtë një akt të papranueshëm që është mbuluar dhe amnistuar nga prokuroria, nën drejtimin e Altin Dumanit.
Berisha pohoi se kjo ishte një përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe për të parandaluar hetimet që mund të çonin në zbardhjen e pasurive dhe lidhjeve të papastra të individëve të lidhur me Ramën.
Fjala e tij:
AKSHI rrezikon shumë të mos ketë hetim të plotë pasi Altin Dumani siç ka bërë përpjekje për të bllokuar hetimin e Lubi Ballukut, dosjen Balluku, ka bërë ndërhyrje brutale për të gjymtuar hetimin e AKSHI-t.
Ju jeni dëshmitarë se gjer para shpërthimit të skandalit, të cilin ua dimë për nder autoriteteve gjermane, pasi ato bënë të disponueshëm Gerond Meçen për të folur, por Gerond Meçja tjetër, rrëmbimi i të cilit u bë publik falë mesazhit të tij me datën 18 gusht, Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSHI-t, i shkarkuar nga detyra ditën pasi Mirlinda e Edi Ramës u thirr dhe u pyet 7 orë në hetuesi, u rrëmbye me datën 18 gusht.
Rrëmbimi i tij kishte të bënte me të njëjtën arsye siç ishte rrëmbimi i Gerond Meçes.
Por Shima dinte aq sa dinte Mirlinda e Ramës. Dinte më shumë se Gerondi.
Shima deklaroi se po më rrëmbejnë, i çoi mesazh, po më rrëmbejnë, po më arrestojnë uniforma policie. Ato janë në kamera, zona ku ndodhi ka kamera.
E rrëmbyen, e hipën në makinë.
E morën dhe u nisën drejt Linzës, Surrelit.
U kthyen, vazhduan në trajektoren e rrugës së Elbasanit dhe gjer te tuneli është i dokumentuar me kamera.
Shima u kthye në katër të mëngjesit i bërë copa nga banda e Suel Çelës.
Asnjë hetim.
Komisariati i policisë jep njoftimin se ishte i dëshpëruar dhe ishte zënë me partneren, një aventurier që nuk bind njeri për këtë, dhe nga dëshpërimi bëri një udhëtim drejt jugut, asnjë të dhënë, asnjë dokument, asnjë fakt nuk ka se ai udhëtoi drejt jugut, të gjitha janë se ai udhëtoi drejt Elbasanit.
Ky mashtrim i tij, i diktuar në shpellat e Suel Çelës, u riprodhua në prokurorinë e Tiranës në mënyrën më të turpshme dhe u amnistua nga Altin Troplini, i cili me një shkresë njofton prokurorinë e Tiranës nuk ka asnjë hetim nga Skapi.
Njëlloj si në rastin e Amant Josifit që lidhej me Edi Ramën.
Spaku nuk ka asnjë hetim për Daniel Shimën.
Po sigurisht sepse Daniel Shima dinte aq sa Ergys Agasi dhe më shumë se kushdo tjetër për AKSHI-n.
Dhe këtë nuk mund ta hetonte.
Sikundër nuk hetoi Amant Josifin, sepse Amanti ishte Olsi Rama.
© SYRI.net