Gjatë fjalës së tij për mediat, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën për shtrirjen e ndikimit të tij të paligjshëm përmes AKSHI-t, duke theksuar se kthetrat e tij janë përhapur në çdo cep të administratës dhe kadastrës së vendit.
Berisha shpjegoi se për më shumë se një vit, Edi Rama ka bllokuar çdo mundësi kontrolli të kadastrës, duke përdorur këshilltarët dhe banditët e tij për të kërcënuar dhe intimiduar drejtues të institucioneve shtetërore. Ai e cilësoi këtë si një tentativë të kontrolluar të gjithë pasurive të shtetit, veçanërisht ato të ndodhur në brigjet e Jonit, ku kanë shpërthyer afera korruptive që përfshijnë disa nga njerëzit më të afërt të Ramës, si Ergys Agasin.
Sipas Berishës, kjo afermë është më shumë se një thyerje e ligjit; është një sistem i krijuar për të mbuluar pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme nga pushtetarët.
Fjala e tij:
Por sot duhet të informoj shqiptarët se kthetrat e zeza të AKSHI-t, në fakt të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t, janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit.
Edi Rama, prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli.
E ndaluar.
Dhe për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Edi Rama ka përdorur jo vetëm urdhrin ndaj atyre punonjësve, por Edi Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh që kanë për detyrë kontrollin në emër të shtetit shqiptar.
Çka tregon se Rumi i vërtetë i kadastrës është Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij.
Rumi është lule me ato që ka kryer Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij në pronat e shqiptarëe, në pronat e shtetit shqiptar në tërësi dhe në veçanti në brigjet e Jonit
Afera e AKSHI-t është afera më multidimensionale që ka shpërthyer ndonjëherë.
Te kryebanditi Ergys Agasi, koordinatori privat i Edi Ramës, faleshin ministra, janë të regjistruar, zyrtarët më të lartë të shtetit, disa gjykatës, disa skapistë dhe të tjerë.
Faktikisht zyra e Ergys Agasit ishte zyra e kryeministrit në hije të Shqipërisë protektorat krimi.
© SYRI.net