Berisha: Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama! Baxhanaku i tij mori 93 % të tenderave me prestanome

13:09, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë e Edi Ramës për një nga aferat më të mëdha dhe më të errëta të vitit, atë të AKSHI-t, që, sipas tij, është bërë një instrument i pasurimit të familjes Rama.

Berisha theksoi se për dy vite rresht, fituesi i shumicës së tenderave të mëdhenj në vend ka qenë Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, i cili, përmes kompanive të tij, ka siguruar fitime të jashtëzakonshme pa kryer asnjë punë. Ai e quajti këtë një akt flagranti të korrupsionit, ku paratë e shqiptarëve janë përdorur për përfitime të paligjshme nga njerëzit e afërt të Ramës.

Berisha e quajti këtë afera "përshtatje e ndyrë e pushtetit", duke theksuar se 93% e tenderave të dhënë për kompanitë e Frangut

Fjala e tij:

Aferat janë të panumërta të këtij viti, por afera më e zezë e të gjitha të zezave është AKSHI i familjes Rama.

Është AKSHI i kësaj familje, dhe duhet të mësojnë shqiptarët një të vërtetë këtu.
Gjer dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave de facto ishte Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës.
Por pas zbulimit, pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut.
Kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit.
Kompani të cilat siguruan fitime përrallore pa bërë, njëlloj si në djegësin e Tiranës, asnjë tullë, asnjë veprim.
A mund të imagjinoni ju një kompani që regjistrohet me 1 mijë euro dhe përfundon pas 4 muajsh me dhjetëra milionë euro në kontot e saj bankare duke pasur si shpenzim të vetëm rrogat e dy punonjësve?
Asnjë import, asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë aktivitet përveçse vjedhjes për llogari të Edi Ramës dhe Armand Frangut.
Edi Rama përsëri në një akt in ekstremis, u tha shqiptarëve se unë kur vjedh, nuk vjedh, por përdor, marr në përdorim.
Se kur foli Lubinë bis të AKSHI-t, ai tha se ajo akuzohet se ka përdorur paratë.
E kuptoni ju?
Në të vërtetë, Edi Rama me Lindën e tij të AKSHI-t dhe të Surrelit, kanë përvetësuar qindra e qindra milionë euro nëpërmjet prestanomeve, banditëve si Ergys Agasi, Ermal Beqiri, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco