Deklarata skandaloze/ Rama e pranon: ‘Kopshti privat i familjes’ time më bën krenar

Deklarata skandaloze/ Rama e pranon: ‘Kopshti privat i familjes’ time më bën krenar

12:38, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama e pranoi hapur në konferencën e fundvitit se është krenar për mënyrën se si funksionon AKSHI, i njohur ndryshe si kopshti privat i familjes së tij.

Miliona euro nga ky institucion kanë shkuar për familjen e ngushtë të Edi Ramës, përfshi këtu baxhanakun Armand Frangu dhe vetë gruan e tij.

Ndoshta kjo është arsyeja pse Rama ndjehet krenar për AKSHI-n.

Ndërkohë, përgjimet dhe dosjet e publikuara së fundmi tregojnë se AKSHI funksiononte si një grup i strukturuar kriminal.

“AKSHI është një institucion krenarie për ne që të jemi shumë të qartë bashkë. Krenarie! Jo për të ulur kokën por për të qenë krenar, dhe është institucion për të qenë krenar sepse kemi qenë këtu ne kur të shkohej të mbahej radha për çdo letër dhe ata që kishit jashtë duhej të vinin këtu se s’kishin shans të merrnin një copë letër jashtë”, tha Rama.

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit shqiptar, por ndoshta edhe në historinë botërore, që një drejtues shteti e pranon se sipërmarrja që varet prej tij e bën krenar sepse pasuron familjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco