Mafia kontrollon shtetin/ Zëvendësja e tij e pandehur, Rama: Shqipëria lider në rajon për funksionimin e administratës

Mafia kontrollon shtetin/ Zëvendësja e tij e pandehur, Rama: Shqipëria lider në rajon për funksionimin e administratës

11:48, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në mbyllje të vitit 2025, Edi Rama zhvilloi mesditën e sotme në Kryeministri konferencën e fundvitit në praninë e gazetarëve. Rama deklaroi se të ardhurat e shtetit kanë arritur në 628 miliardë lekë, falë rritjes së performancës në dogana dhe tatime, pa rritur taksat.

“Kemi pasur një rritje të të ardhurave nga tatimet në dogana, pa rritje të taksave. 628 miliardë lekë në të ardhura të shtetit, ndërkohë që janë miratuar disa politika të reja për paketën fiskale me marrëveshjen e paqes dhe projektligjin e faljes së detyrimeve të prapambetura, apo skemën e re të kompensimit të TVSH-së për fermerët. Është gati skema e garancisë shtetërore për bujqësinë që ka filluar të japë efektet e para, ndërkohë që edhe sipas vlerësimit të SIGMA-s, që është institucioni që bën llogaritjet dhe varet nga BE, Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike në rajon dhe në menaxhimin e financave, shërbimeve publike".

Rama foli shumë gjatë për arritjet “madhështore” të rilindjes por nuk tha asnjë gjë për këtë administratën tjetër që bën shëtitje çdo ditë në SPAK apo organet e tjera të hetimeve.

Duke fillur nga zëvendësja e saj e deri tek njerëzit që ai vetë i ka vendosur në poste kyçe të administratës dhe drejtimit të qeverisjes.

Ai nuk foli fare as për betejën e tij të madhe me drejtësinë, shantazhet dhe presionet e përditshme që të shpëtojë diçka nga qeverisja e tij e korruptuar deri në palcë./E.I/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco