Taksa e re për makinat e përdorura/ Teliti: Godet familjarët e bizneset, favorizohen koncensionarët zyrtarë

09:24, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët dhe bizneset që planifikojnë të blejnë një automjet të përdorur nga importi do të përballen me një kosto ndjeshëm më të lartë duke filluar nga janari.

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Financave pritet të rrisë me 25 deri në 30 për qind koston e zhdoganimit, një masë që sipas ekspertët të ekonomisë, Dorian Teliti, përkthehet në një taksë të fshehtë që rëndon drejtpërdrejt xhepat e familjeve dhe sipërmarrjeve shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv nën moderimin  e Flavio Qarrit, ky vendim, i prezantuar si një mekanizëm për të stimuluar blerjen e makinave të reja, është një politikë e cunguar dhe ndëshkuese. Ndryshe nga praktikat ndërkombëtare, ku rritja e taksave për makinat e vjetra shoqërohet me bonuse dhe stimuj financiarë për blerjen e atyre të rejave, sipas Telitit, qeveria shqiptare ka zgjedhur të aplikojë vetëm anën ndëshkuese të masës. Kjo do të thotë se qytetarët, të cilët për shkak të pamundësisë financiare i drejtohen tregut të makinave të përdorura, tashmë do të paguajnë më shumë pa iu ofruar asnjë alternativë apo lehtësi financiare.

Ndikimi i kësaj rritjeje pritet të jetë i gjerë dhe do të godasë disa sektorë kyç. Një shqetësim të veçantë, Teliti ngriti edhe për bizneset në zonat rurale, si fermerët dhe blegtorët, të cilët varen nga automjetet utilitare të vjetra dhe të përballueshme për punën e tyre. Për ta, pamundësia për të zëvendësuar mjetet e punës me kosto të arsyeshme mund të sjellë vështirësi të mëdha operacionale. Po ashtu, goditje pritet të marrë edhe industria e re e makinave me qira, një sektor i dominuar nga sipërmarrës të rinj që mbështeten kryesisht tek automjetet e përdorura nga importi për të zhvilluar biznesin e tyre.

Kritikët argumentojnë se përfituesit kryesorë të kësaj politike nuk janë as qytetarët dhe as mjedisi, por një grup i vogël koncesionarësh të mëdhenj që shesin makina të reja. Kjo masë shihet si një lëshim ndaj lobimit të këtyre grupeve të interesit, duke krijuar një treg të pabarabartë në kurriz të shumicës. Politika injoron realitetin ekonomik të vendit, ku për një qytetar me pagë mesatare nevojiten rreth katër vite punë për të blerë një makinë të re bazike, krahasuar me një vit në vendet e Evropës Perëndimore.

Taksa të llojit të karakterit të fshehtë le të themi, që janë këto siç është kjo e radhës, pra e taksës së makinës. Tani çfarë ndodh? Kushdo dëshiron të blejë një makinë të re. Nuk besoj që ka dikush që zgjohet në mëngjes dhe thotë unë do të dëshiroja një makinë të vjetër. Përveç atyre që janë makina vintage, që janë tjetër kategori. Por ama pamundësia financiare e detyron shqiptarin që të mos përballet financiarisht me tregun e makinave të reja, dhe detyrohet të drejtohet drejt makinave të përdorura. Tani ky lloj fenomeni që bën qeveria shqiptare, gjithmonë ka bërë atë kopjen e gabuar, kopjen e keqe.

Nuk është praktikë vetëm e Shqipërisë të rritet taksën e makinave të përdorura, me qëllim që të kalonte te makinat e reja. Këtë gjë e kanë bërë dhe vendet e tjera me thënë të drejtën. Por ama nuk kanë ngelur vetëm në rritjen e taksës, kanë dhënë edhe incentivat financiar për të blerë makinat e reja. Pra nga njëra anë qeveria shqiptare thotë, unë dua t'i incentivoj blerjen e makinave të reja, por ama incentiva juve nuk keni, dhe nga ana tjetër të jep vetëm dëmin, i cili është rritja e taksës dhe tarifës për makinat e përdorura. Pra, kjo metodologjia që ndjek gjithmonë qeveria shqiptare që kopjon vetëm pjesën që i intereson, por nuk kopjon paketën e plotë, do ta bëjë edhe këtë politikë të ardhshme, e cila do të hyjë në fuqi ditët e ardhshme, në vitin e ardhshëm, praktikisht që ditën e parë të janarit, do ta bëjë dhe këtë politikë normale nga qeveria, një taksë e fshehtë, e rritur për qytetarët, për familjet e shtresës së mesme dhe familjet me të ardhura të ulëta, për shqiptarët, ku do të ndodhin ata, në veri, në jug, lindje apo perëndim.

Shiko, këtu nuk flitet për referencën. Pra çmimet e referencës janë apo s'janë të vërteta. Kush doganohet sot një makinë, doganohet me çmime reference. Hapet katalogu i referencave, gjendet kodi i makinës, vendoset çmimi përkatës i vitit përkatës, të gjitha del, del vlera e makinës. Shumëzohet me koefiçentin e zhdoganimit dhe del vlera. Këtu është rritur koefiçenti i zhdoganimit tashmë. Pra, pavarësisht në qytetarët shqiptarë, një makinë që është zhdoganuar në muajin dhjetor, me një makinë që, e njëjta makinë, po të zhdoganohet në muajin janar, do të kushtojë 25-30% më shtrenjtë zhdoganimi. Pra është kosto shtesë, është një taksë e re shtesë, jo taksë e re, por është një taksë e cila ekziston, e cila është rritur tashmë me 25 deri në 30% në varësi të llojit të makinave. Po unë kam një pyetje tjetër. Mirë për qytetarët kjo gjë do të rëndojë 25-30% më shumë, po për biznesin, sidomos për biznesin e fermerëve dhe të blegtorëve që punojnë në zona rurale dhe në zona malore sidomos, kontinentale dhe malore, të cilët kanë nevojë për ato kamionçinat e vjetra për t'i përdorur, sepse është pikërisht, janë ato të vetmet të cilat mund të përdoren dhe janë të përballueshme le të themi edhe nga ana financiare për t'u blerë nga ana e bujkut dhe fermerit, nga ana e bujkut dhe e fermerit shqiptar.

Si mund të arrish deri në 1 milionë lekë të reja taksën e tyre, këtë taksë të fshehtë le të themi, duke e groposur praktikisht dhe duke e pamundësuar atë që nesër të zëvendësojë mjetin ekzistues me një mjet tjetër, për ato nevoja që ka ai në kodrat apo në malet e Shqipërisë, për atë, për atë blegtorin apo për atë, atë fermerin tonë vendas. Është taksë e fshehtë. Dhe taksat e fshehta gjithmonë është abuzuar gjatë këtyre viteve. Taksë e fshehtë është edhe korrupsioni. Taksë e fshehtë është edhe kjo, e cila me një udhëzim, pa u diskutuar, pa asnjë grup interesi, pa u bërë fare diskutim me grupet e sipërmarrjes, me shoqatën e sipërmarrësve, pa bërë asnjë konsultim as me faktorë le të themi civil të shoqërisë shqiptare, po pse jo, edhe me ekspertë të ekonomisë. Shiko çfarë impakti mund të ketë rritja e këtij çmimi, të kësaj reference përsa i përket makinave të përdorura, do të sjelli thjesht një rritje kostoje, rritje të ardhurash për familjet shqiptare, për individët shqiptarë, për fermerin, për blegtorin, për aktorët e tregut, e cila do jetë thjesht kosto për ne, por ama të ardhura shtesë në arkën e shtetit. Ato të ardhura që i kemi parë shumë mirë këto ditë se si, se si shkojnë. Pra mblidhen nga ne dhe pastaj me SMS, apo me takime te zyra e Agasit, apo me urdhëra që jepeshin nga Balluku, shpërndaheshin pastaj për interesa, për klientelën, nëpër xhepat e tyre praktikisht, siç është vërtetuar.

Së pari, po goditet kjo lloj, jo industrie, por një mini industri e vogël le të themi dhe e makinave me qira. Të cilat kryesisht është e vërtetë siç e thatë dhe ju që janë menaxhuar nga djem të rinj, kryesisht, nga të rinj shqiptarë, të cilët me ato mundësi që kanë pasur financiare kanë marrë kush tre makina, kush pesë, kush dhjetë, kush 15 makina të përdorura, nga importi, dhe i kanë futur tashmë në qarkullim në Shqipëri për ata turistë kryesisht që vijnë, që kanë nevojë për të marrë makina me qira për disa ditë, për kohën e atyre të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Vendosja, rritja e kësaj takse, takse të fshehtë, thjesht do t'i dizincentivojë këta për të vazhduar për të bërë, për të bërë biznes. Por ama, do të favorizojë ata koncesionarët e mëdhenj të makinave që shesin makinat e reja dhe këto janë tipikisht vendime të cilat lobohen nga ata që janë koncesionarët e mëdhenj që operojnë në një vend. Në rastin konkret dhe në Shqipëri. Nuk është gjë që s'ka ndodhur në vendet e tjera të botës, që koncesionarët e makinave, pra ata që shesin makina të reja, të lobojnë që të bëhet çmos të vendosen barikada të karakterit si teknik, të aspekteve teknike po edhe të aspektit financiar përsa i përket importimit të makinave të përdorura.

Edhe në Shqipëri është i njëjti fenomen që ka ndodhur, ka ndodhur dhe po ndodh tashti, do të ndodhi edhe në të ardhmen, pasi është pjesë e lobimit brenda, brenda vetë, vetë industrisë. Por përsëri edhe një herë, nëse ti dëshiron t'i incentivosh qytetarët për të kaluar nga makinat e përdorura te makinat e reja, duhet t'i japësh jo thjesht ndëshkime të karakterit financiar, pra rritje të detyrimeve ndaj atyre që duan të importojnë makina të vjetra, pra të përdorura, por ama duhet t'i japësh dhe incentivin financiar siç ka bërë dhe bota, bonuset financiare për ata që dëshirojnë të blejnë makinat e reja, për të ulur koston e blerjes së makinës së re. Ore sa është paga mesatare sot në Shqipëri? Paga mesatare sot në Shqipëri është 700 euro?

Sa bën një makinë e re? A bën 20-25.000 euro, 30.000 euro? Bazike. Jo ato të luksit. Po ky zotëria duhet të punojë katër vjet të blejë një makinë, më trema. Tani bota punon një vit për një makinë të re. Ne duhet të punojmë katër vite për një makinë të re me pagat tona. Tani përveç se duan, duhen katër vite, po për më tepër, pamundësohemi tashmë, jo pamundësohemi, po na vështirësohet jeta, na rritet detyrimi për të blerë pastaj një makinë të përdorur. Unë nuk po them të blej makina e vitit '95. Se jemi në 2025-ën po mbyllet. Po makinat e 2010-ës, 2015-ës, 2020-ës. Këta kanë rritur taksimin me 25 deri në 30% dhe për këto makina që janë 10-15 vite të përdorura, të cilat janë ende makina mjaft të mira për t'u përdorur. Shiko do të nisemi nga realiteti jonë që kemi ne. Realiteti shqiptar, pagat në Shqipëri, me këto paga që kemi ne, për të blerë një makinë normale, jo makinë luksoze, makinë normale, bazike, këto markat normale, të duhen katër vjet rrogë, po të punosh vetëm për makinën, asgjë tjetër. Pra gjithë rrogën ta dedikosh për makinën, mos hash, mos pish, mos vishesh, mos lëviz, mos bësh asgjë. Duhet të punosh katër vite.

Ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që në Itali, në Francë, në Gjermani, të paktën një vit duhet të punosh për të blerë një makinë të re. Sepse është niveli i pagave i tillë. Tani mos ua vështirësoni jetën shqiptarëve. Qeveria thjesht ua vështirëson jetën shqiptarëve, e përsëri duke kopjuar, siç e ka bërë bota që ka vendosur taksa shtesë, po është e vërtetë, për makinat e përdorura, por ama ka dhënë bonuse për ata që do blejnë makinë të re. Dhe ata në botë nuk e blejnë makinën e re me çmimin e plotë siç e blejmë ne këtu në Shqipëri. Ata e blejnë me bonuse, me 30, 40, 50% skonto të ulët. Dhe ky është incentivi që duhesh bërë tregut shqiptar. Në momentin që është ndërmarrë vetëm një, njëra krah, njëra anë e monedhës, pra thjesht ndëshkimi për vendosjen e kostove shtesë, taksë shtesë, për makinat e përdorura, por nuk është ndërmarrë vendosja e bonusit, kjo është një taksë e qëllimshme, e fshehur, por është taksë e qëllimshme dhe e drejtpërdrejtë ndaj qytetarit, ndaj biznesit, ndaj sipërmarrjes, ndaj familjes, dhe njëkohësisht favorizon vetëm një grusht importuesish makinash të reja që janë koncesionarët zyrtarë, që ne i dimë se kush janë dhe se kush i ka ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco