Qyteti i Vlorës vijon të mbetet pa ujë.
Edhe pse ka kaluar më shumë se 1 javë që banorët e qytetit bregdetar rendin pas burimeve natyrore për të mbushur ujë me bidona, zgjidhja për ta duket se nuk do të vijë as natën e sotme.
Pavarësisht se Edi Rama, në cilësinë e hidraulikut i talli qytetarët e Vlorës në mesditë duke ju thënë se po vjen tubi nga Stambolli dhe bashkë me të edhe uji, duket se ashtu siç nuk di të bëjë kryeministrin, hidraulikun jo e jo nuk di ta bëjë.
Jemi vetëm dy ditë nga fundi i këtij viti dhe qytetarët e Vlorës ende nuk dinë nëse duhet të rrinë të shtëpitë e tyre për festën e fundvitit apo të ikin në qytete tjera ku kanë të afërmit.
© SYRI.net