‘26 mln euro investim evropian në ujësjellësin e Vlorës’/ Rrumbullaku: Përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Infrastrukturës...

‘26 mln euro investim evropian në ujësjellësin e Vlorës’/ Rrumbullaku: Përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Infrastrukturës...

22:23, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, Oltion Rrumbullaku, ka hedhur poshtë akuzat për problematikat e ujësjellësit të Vlorës, se janë pasojë e mbartur që nga qeveria e vitit 2009, atë kohë e udhëhedhur nga lideri i PD, Sali Berisha.

Rrumbullaku i ka cilësuar ato në një status të bërë në FB të pavërteta dhe të konsumuara. Ai denoncon se ujësjellësi është një investim i financuar nga qeveria holandeze dhe pjesë e projekteve evropiane afatgjata, ndërsa përgjegjësia për mungesën e mjeteve riparuese dhe keqmenaxhimin aktual duhet kërkuar te Ministria e Infrastrukturës dhe përqendrimi i tenderave në një dorë të vetme.

Postimi i Oltion Rrumbullaku:

Nuk ka asnjë fond të Saliut për ujësjellësin e Vlorës. Hedhja e fajit tek Saliu është një muhabet i dalë boje.

Ky ujësjellës ka qenë pjesë e investimeve evropiane, në këtë rast e financuar nga qeveria holandeze.

Të gjitha rrugët me financime evropiane përpara 15 vitesh janë më cilësore se rrugët e firmosura me prokurime me Blackberry.

Investim cilësor dhe afatgjatë.

Mungesa e mjeteve riparuese nuk është faji i holandezëve.

Kërkojeni fajin te Ministria e Infrastrukturës dhe përqendrimi i tenderave të ujësjellësve në një dorë.

Më saktë në një celular.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco