AKSHI dhe akuzat për grup të strukturuar kriminal/ Debat i ashpër Peka - Vangjeli për SPAK

22:21, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një debat i ashpër mes moderatorit Çim Peka dhe analistit Lorenc Vangjeli ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me një hetim të SPAK për grup të strukturuar kriminal, duke sugjeruar se përmasat e skandalit janë shumë më të mëdha sesa dihet publikisht.

Në të njëjtën kohë, Peka hodhi akuza të rënda edhe ndaj vetë strukturës së SPAK. Një mesazh i lexuar në transmetim direct nga Peka, i dërguar nga një person i quajtur Agim Harizi nga SHBA, pretendon se zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Posaçme, përfshirë drejtuesin Altin Dumani, kanë marrë "peng" një trafikant ndërkombëtar droge. Sipas këtij mesazhi, hapja e dosjes që ka tronditur qeverinë është bërë si një manovër për të mbuluar këtë ngjarje edhe më të rëndë.

Tensioni arriti kulmin kur Vangjeli që bëri denoncimin për listën e zgjeruar nën hetim dhe refuzoi të përmendte emra konkretë, duke deklaruar se zotëron "identikitet" e personave të përfshirë dhe se do t'i bëjë publike "kur t'i vijë koha".

Debati në studio:

Peka: Pse nuk e hetojmë?

Vangjeli: Është urgjencë kombëtare që të zbardhet e vërteta. Akuza për grup të strukturuar kriminal te AKSHI, përfshirja e të gjithë atyre emrave, të cilat, po them edhe diçka tjetër.

Peka: Akuza për çfarë?

Vangjeli: E nise me grup të strukturuar kriminal.

Peka: Më fal, më fal, vetëm një sekondë, vetëm një sekondë. Shumë mirë. Kur ti nisesh të përmendësh...

Vangjeli: Ke shumë të drejtë. Jo jo... Po më solle, po jo ma se më solle diçka.

Peka: Po jo ma se më solle diçka. Është akuza më e rëndë që është bërë sot nga SPAK-u një grupi dhe zyrtarëve. I njëjti SPAK... Po pa akuzë, një sekondë. I njëjti SPAK pa akuzë, lidhje të opozitës i mban në burg. Këta me grup të strukturuar kriminal, me akuzë i mban në detyrë.

Vangjeli: Shumë gabim.

Peka: Shumë gabim.

Vangjeli: Shumë gabim.

Peka: Ja pra kjo është.

Vangjeli: Tani, jo, një sekondë, një sekondë, jo, se nise të thoshe diçka, unë do të shkoj edhe më tutje. Të thashë, me një akuzë kaq të rëndë që është grupi i strukturuar kriminal. Kemi, kemi dëgjuar, kemi lexuar shumë pak emra. Lista është pafundësisht shumë më e gjatë. Përfshin dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të cilët hynin në atë zyrë. Janë të regjistruara. Përfshin deputetë, anëtarë të parlamentit, të majtë dhe të djathtë, që hynin në atë zyrë. Oficerë shumë të lartë të policisë. Biznesmenë nga më të rëndësishmit. Ndoshta dhe kolegë tanë, Çim. Ndoshta, këtë nuk jam shumë i sigurt. Të cilët hynin atje një lloj si si besimtarët që hynin në një, hyjnë në një kishë dhe mendojnë që ose në xhami, që mendojnë që duaja që i bën perëndisë, të shpërblehet. Dhe ishte shndërruar në një lloj perëndie tokësore.

Peka: Një sekondë. Ndërkohë po të lexoj një mesazh. Mu nuk më ka ardhur mesazhi që që the ti. Nuk më ka ardhur mesazhi.

Vangjeli: E kam nisur dhe Çimit.

Peka: Prit, jo nuk më ka ardhur mesazh. Mu më ka ardhur një mesazh me numër amerik. Dhe më... A më dëgjove çfarë po të thosha?

Vangjeli: Prit. Dhe më thotë...

Peka: Kjo është më e rëndësishme kjo se sa ajo që po thua ti. Po e dëgjoj live...

Vangjeli: Unë jam këtu moj, jo Ervini.

Peka: A, mirë, dëshmitari. Dëshmitari pa emër. Emri im. Jo, emri im thotë është Agim Harizi. Lexoje emrin thotë. Po shkruaj nga Amerika, ka dhe numrin. Po. Dhe unë po dal garant. A e di pse e them këtë? Altin Dumani thotë dhe Premçi dhe disa prokurorë të tjerë të SPAK-ut, i ka marrë peng një trafikant ndërkombëtar droge dhe janë detyruar për të mbuluar këtë gjë që i ka marrë peng, ta hapin tani rastin e Belinda Ballukut. Aty e kanë pasur. Përmende emrin tim se jam unë garant, thotë. Ka dhe numrin e telefonit. Është shumë më e rëndësishme se opinioni jot.

Vangjeli: Shko, shko me këtë mesazh, mos e filmo...

Peka: Kujt do ja çoj këtë mesazh?

Vangjeli: Shko dhe denoncoje.

Peka: Pas SPAK-ut. Epo e denoncim publik po bëj. Kujt do ja çoj?

Vangjeli: Shko, shko, shko.

Peka: Kujt do ja çoj? Edi Rama do ja çoj? Po kujt do ja çoj?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco