Gazetarja Jonida Shehu ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke theksuar se pas katër mandatesh radhazi nuk është arritur të ndërtohet një shtet ligjor funksional.
E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, Shehu tha se Shqipëria vijon të qeveriset me dy standarde, ku ligji ekziston vetëm në letra, ndërsa në realitet vendimet dhe zgjidhjet kalojnë përmes rrjeteve të njohjeve, favoreve dhe grupeve të influencës. Shehu nënvizoi se kjo mënyrë funksionimi ka krijuar një sistem informal pushteti, ku qytetarët detyrohen të përshtaten për të mbijetuar dhe për të ecur përpara.
Jonida Shehu: Që qeveria ta mbylli, le të themi misionin e saj qeverisës, i cili në fakt nuk ka më ku të shkojë. Ky mision qeverisës nuk ka ku të shkojë më, për sa kohë ti e ke marrë mandatin e qytetarëve shqiptarë për të katërtën herë. Të katërtën herë, se as i mbahet mend, me qëllimin që ti të ndërtosh minimalisht një shtet ligjor. Mbas tre mandatesh e një të katërti që sapo ka filluar, ne kuptojmë qartazi që shteti ligjor nuk është ndërtuar. Përkundrazi, me sa duket, gjithë gjërat në këtë shtet paskan funksionuar me dy standarte.
T'i rregullojmë letrat, të jenë në rregull ligjërisht dhe ky është shteti ligjor, ky i letrave, ndërkohë gjithë logjika është, unë njoh Çimin, Çimi njeh Lencin, Lenci njeh Mandin, Mandi njeh ambasadorin, zotin Nesho, ka një nder për t'i bërë diku, ti do më bësh një nder diku, unë do të bëj një nder diku dhe domethënë kjo është mënyra si ka funksionuar në prapaskenë. Çka ne tani mund ta kemi ndjerë, se ne këtu jetojmë, Shqipëria është një vend i vogël. Ne pothuajse të gjithë këta njerëz, në mos i njohim personalisht, i njohim nëpërmjet një të dyti, një të treti e të tjerë e të tjerë. Dëgjojmë eksperienca.
Me gjithë çfarë mund t'i vishen, çfarëdo lloj gjëje që ti dëgjon me zbukurime e të tjerë e të tjerë, por ndjesia është që këtu shtet ligjor nuk ka. Që këtu gjërat, domethënë rregullohen me grupe influence dhe këtu trafikohen influenca nga të gjitha llojet në të gjitha nivelet e shtetit. Dhe unë nuk i vë dot faj as atyre që kanë shkuar në zyrën e Ergys Agasit apo të dikujt tjetër, sepse njerëzit duan të jetojnë, duan të punojnë, duan të vazhdojnë përpara, duan të përfitojnë patjetër. Për sa kohë kjo është mënyra si funksionon dhe ka është dikush, domethënë si funksionojnë gjërat këtu? Do shkosh tek, domethënë në qoftë se ti vjen nga jashtë dhe vjen në Shqipëri dhe do të funksionosh, domethënë ke diçka për t'i ofruar, ose ke një aset që do ta vendosësh në shërbimin tënd.
© SYRI.net