Berisha: Kosova është krenari për çdo shqiptar, aty zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Berisha: Kosova është krenari për çdo shqiptar, aty zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme!

19:15, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha, duke folur para simpatizantëve dhe mbështetësve në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, krahasoi dy realitet shqiptare, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sali Berisha vuri në dukje kontrastin politik në Shqipëri me atë të Kosovës, duke e cilësuar këtë të fundit si një model demokratik dhe krenari për mbarë kombin shqiptar.

Duke u ndalur te rëndësia themelore e zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë, lideri i PD-së ka theksuar se Kosova, ndonëse një shtet i ri, ka arritur të ndërtojë institucione funksionale, të zhvillojë zgjedhje të ndershme dhe të zgjidhë krizat politike përmes ligjit dhe standardeve demokratike.

Në këtë kontekst, ai ka kritikuar ashpër qeverisjen në Shqipëri, duke e akuzuar për kapje të shtetit, kriminalizim të politikës dhe largim të vendit nga standardet evropiane.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miq, Artiola theksoi këtu se një shoqe i tha se unë do bashkohem me PD pasi pashë se çfarë u zhvillua në zgjedhje.

Unë e përshëndes atë dhe e falënderoj me mirënjohje.

Nuk ka asgjë më thelbësore për një komb se sa zgjedhjet dhe vota e lirë.

Shikoni Kosovën, krenari për çdo shqiptar është Kosova.

Krenari e madhe, por edhe shpresë.

Një shtet që shpall pavarësinë pak vite më parë.

Një shtet ku shqiptarët njëlloj si në Shqipëri janë shumicë.

Por një shtet që ecën me hapa gjigante drejt BE.

Një shtet që studiuesit kanë gjetur se është vetëm 16 vite larg qeverisjes së standardeve evropiane, kundrejt Shqipërisë 62 vite larg këtyre standardeve.

Kosova zhvillon zgjedhje.

Kosova çdo krizë e zgjidh në përputhje me ligjin.

Kryeministri i Kosovës nuk mban koordinator krimi, por ata, pavarësisht nga etnia, i nxjerr para ligjit.

Nuk mbjell kanabis, përkundrazi i ndihmon fermerët të mbjellin grurë.

Kryeministri i Kosovës nuk ka sipërmarrje kopsht si Edi Rama, përkundrazi qeveria atje lufton fort për veprimtarinë më transparente, ndaj edhe zhvillon dy palë zgjedhje brenda një viti, zgjidh çdo krizë, çdo problem në mënyrën më demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco