Ilir Meta kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Ilir Meta kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

17:20, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.

Në dokumentin e dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, Meta akuzon Qosen për shpërdorim detyre, duke pretenduar se veprimet dhe mosveprimet e tij kanë cenuar të drejtat dhe liritë e tij.

Për të mbështetur pretendimet, Meta ka bashkëngjitur edhe rekomandimin e Avokatit të Popullit për mënyrën e trajtimit të personave në paraburgim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco