'Ky ka ikur totalisht nga mendorja!'/ Vasili: Rama në avion, Vlora pa ujë

'Ky ka ikur totalisht nga mendorja!'/ Vasili: Rama në avion, Vlora pa ujë

16:37, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetet sociale duke ironizuar propagandën e maxhorancës dhe të kryeministrit Edi Rama, të cilët, po ia atribuojnë problemet aktuale me ujin e pijshëm në Vlorë punimeve të kryera në vitin 2009, gjatë kohës kur qeveriste Partia Demokratike.
 
Reagimi i Vasilit vjen pas situatës së krijuar prej disa ditësh, ku banorët e Vlorës janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm. Ai e cilëson këtë qasje si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë nga qeveria aktuale.
 
Në postimin e tij, Vasili përdor tone ironike ndaj kryeministrit Rama, duke shkruar:
“Ky ka ikur totalisht nga mendorja! Ky vetëm bredh dhe mbeti në avion dhe punës i ka thënë ‘mirupafshim’. Ky Rama thotë: ‘Hajdeni shoqe më qani burrin se unë do vete në dasmë’.”
 
Më tej, Vasili thekson se maxhoranca socialiste ka qenë në pushtet për një periudhë të gjatë dhe, sipas tij, nuk mund të justifikojë dështimet aktuale duke fajësuar qeveritë e mëparshme.
“Ky ka 13 vjet në qeveri dhe 30 vjet bashkinë e kanë socialistët dhe prapë fajin e kanë Saliu, Ahmet Zogu dhe ilirët,” shkruan ai.
 
Postimi i plotë:
 
Ky ka ikur nga totalisht nga mendorja!
 
Ky vetem bredh dhe mbeti ne avion dhe punes i ka thene mirupafshim.
 
Ky Rama thote " hajdeni shoqe me qani burrin se une do vete ne dasem".
 
Ky ka 13 vjet ne qeveri dhe 30 vjet Bashkine e kane socialistet dhe prap fajin e kane Saliu, Ahmet Zogu dhe iliret.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco