Qytetarët e Vlorës kanë tre 5 ditë pa ujë në banesat e tyre. Gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme ata kanë zhvilluar protesta për të kërkuar të drejtën që të kenë ujë në banesat e tyre.
Ndërkohë burime shumë të informuara pranë ujësjellësit të Vlorës dhe bashkisë së këtij qytetit shpjegojnë se kompania Hollandeze që ka bërë punimet “Hak internacional”, ka blerë edhe një makineri saldimi eletrofuzion për rubot HDPE 100, PN 10 dhe ja ka dorëzuar Ujësjellësit të Vlorës për ta patur pikërisht për riparimet e kësaj natyre.
Por pajisjet, shpjegon burimi për Syri.net, bashkë me makineritë janë zhdukur dhe tani nuk i bëjnë dot derman defektit.
Për tu munduar që ta rregullojnë ata e taposin tubin e ujit dhe ai shpërthen prapë.
Sipas të njëjtit burim, “tani defekti nuk është më në një pikë është zgjeruar do edhe tub zëvendësues”.
Ndërkohë që duhet të shkojnë në Janinë të blejnë dy fasheta që bëjnë 2000 euro e që janë për ata tuba dhe ti saldojnë me makinerinë që tashmë e kanë vjedhur patronazhistët.
Pra, shpjegon burimi nga Vlora, nuk është punë lekësh, është keqmenaxhim.
Ndërkohë që ata që bëjnë prova e që çajnë tubin duhet të ndiqen penalisht nga prokuroria pasi po shkatërrojnë ujësjellësin.
Mësohet gjithashtu se në vendin e defektit nuk ka shkarje dheu. Terreni është krejt i sheshtë dhe rilindasit që po mundohen të manipulojnë opinionin vetëm gënjejnë.
Një specialist që nuk ka dashur të identifikohet thotë se aty nuk duhet asnjë lloj tub çeliku. Po ata kanë gjetur si këshilltar mikun e Ramës, Sinanin e ai pritet tu bëjë ndonjë zgjidhje me kontakte në Stamboll.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet, Dikush duhet të përgjigjet pasi vlonjatët nuk e meritojnë këtë sjellje të shtetit.
Burimi që nuk u identifikua ka shpjeguar për Syri.net se mjetet të gjitha kanë qene ne inventarin e ujësjellësit bashkë me pajisjen e saldimit por ato i kanë zhdukur, pra vjedhur. Si ka mundësi që magazina është pa pajisje e pjesë këmbimi. Ata që e kanë bërë një gjë të tillë duhet të hetohen nga prokuroria./E.I/

© SYRI.net