'Për opozitën Belinda Balluku është pa imunitet, ndërsa atë e mban vetëm Rama që nuk lejon arrestimin e saj'.
Kështu u shpreh kryedemokrati Sali Berisha në përgjigje të interesimit të gazetarëve në konferencën me ta në selinë blu, duke shtuar se moslejimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve nga ana e ligjvënësve opozitarë, do marrë përgjigjen e duhur.
‘Opozita do i përgjigjet përsëri me rrugë ligjore, dhe me protesta të fuqishme. 5 anëtarë të Këshillit të Mandateve përbëjnë kuorumin e Këshillit. Vendimet e tij janë të ligjshme, pa asnjë lloj komenti’, u shpreh Berisha.
Opozita mblodhi komisionin, mbledhja e komisionit është plotësisht e ligjshme dhe për opozitën Lubi Balluku nuk ka më imunitet.
E mban vetëm Edi Rama që nuk lejon arrestimin e saj.
Opozita do i përgjigjet përsëri me rrugë ligjore, dhe me protesta të fuqishme.
Ky është kombinimi ynë.
5 anëtarë të Këshillit të Mandateve përbëjnë kuorumin e Këshillit. Vendimet e tij janë të ligjshme, pa asnjë lloj komenti.
De facto Lubia nuk ka më imunitet.
© SYRI.net