Kryetari i PD ka rikonfirmuar vijimin e protestave të opozitës, duke e konsideruar bulevardin me protestues, si rrugën e fitores.
Berisha në komunikimin e tij me gazetarët tha se sot më shumë se kurrë, është koha që PD të vendosë për të marrë përsipër misionin e ri të saj.
‘Idealet nuk maten me numra, forca e idealeve nuk maten nga numrat, por nga guximi dhe guximi i idealistëve është i pashtershëm dhe triumfues. Dhe unë kam besim të madh se kjo karabina e kalbur që po kundërmon erën më të keqe në Shqipëri dhe mbarë Europën, do të marrë vendin që meriton’, theksoi Berisha.
Opozita do të fillojë protesta pa asnjë diskutim.
Opozita po bën gjithçka për të qartësuar tek çdo qytetar se, rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. Se është koha, sot më shumë se kurrë të vendosi për të marrë përsipër misionin tonë të ri.
Misionin e përmbysjes së regjimit të narkoshtetit. Mision i cili do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh çdo ditë.
Të protestojnë kundër regjimit. Të ndahen nga apatia, lodhja, mërzitja, zhgënjimi që i ka pushtuar.
Bulevardi është sheshi, është rruga e fitores.
Asnjë prej tyre nuk duhet t'i thotë vetes se sa jemi. Idealet nuk maten me numra, forca e idealeve nuk maten nga numrat, por nga guximi dhe guximi i idealistëve është i pashtershëm dhe triumfues. Dhe unë kam besim të madh se kjo karabina e kalbur që po kundërmon erën më të keqe në Shqipëri dhe mbarë Europën, do të marrë vendin që meriton.
© SYRI.net