Një protestë dinjitoze, e ka cilësuar zemëratën e qytetarëve vlonjate, të cilët prej ditësh vijojnë të jenë pa ujë të pijshmë, ndërsa institucionet përgjegjëse heshtin përballë skandalit.
Duke folur nga selia e PD, në konferencën me gazetarët, Berisha tha se përmes kësaj proteste, vlonjatët ua zunë festimet në fyt zyrtarëve makutë, që sipas kryedemokratit, kanë vjedhur fondet e ujësjellësit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve mbarë vendit, që t’u bashkohen protestave kundër regjimit Rama, me premtimin se PD dhe opozita angazhohet në betejën finale për largimin e organizatës kriminale nga pushteti, organizatë që kryesohet nga kreu i qeverisë.
Së dyti, dua të përshëndes përzemërsisht qytetarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitozë, për fibrën e tyre qytetare, që reaguan në mënyrën më të fuqishme, ua zunë galanë në fyt zyrtarëve makutë, që kanë vjedhur fondet e ujësjellësit dhe ishin mbledhur të festonin me to.
Qytetarë dhe qytetare, ju përjetoni padrejtësitë më të mëdha. Protesta juaj kundër regjimit është shpëtimtare për ju dhe për Shqipërinë.
Uji nuk mungon vetëm në Vlorë, uji mungon në mbarë Shqipërinë.
Arbitrariteti nuk ushtrohet vetëm në Vlorë, ushtrohet në çdo skaj të këtij vendi.
Për të shpëtuar duhet zëri juaj, duhet angazhimi juaj qytetar.
Të përzëmë sa më parë këtë të keqe të madhe që i ka rënë në krye Shqipërisë.
PD angazhohet, opozita angazhohet në betejën finale për largimin e organizatës kriminale nga pushteti, organizatë që kryesohet nga Edi Rama.
© SYRI.net