'Vlora s'e meriton të jetë pa ujë'/ Këlliçi: Vezët që u hodhën, ishin ndaj një bashkie të korruptuar dhe një administrate parazite

'Vlora s'e meriton të jetë pa ujë'/ Këlliçi: Vezët që u hodhën, ishin ndaj një bashkie të korruptuar dhe një administrate parazite

12:00, 29/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar pas protestës së qytetarëve vlonjatë këtë të hënë në Bashkinë e Vlorës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se qytetarët e Vlorës qëlluan me vezë ndaj një bashkie më të korruptuar dhe administratën e saj parazite e të papërgjegjshme.

Sipas deputetit demokrat, Vlora si perlë turistike dhe Shqipëria në tërësi nuk meritojnë të lihen pa ujë, pa drita dhe pa shëndetësi.

Këlliçi ndër të tjera shkruan se ndërsa populli dhe vlonjatet vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej ditësh, pushtetarët notojnë në luksin e verërave prej miliona eurosh.

Statusi

Qytetarët e Vlorës gjuajnë me vezë bashkinë e korruptuar dhe të gjithë administratën parazite e të papërgjegjshme të këtij institucioni.

Vlora si një perlë turistike dhe Shqipëria në tërësi nuk meritojnë të lihen pa ujë, pa drita, pa shëndetësi ndërkohë që pushtetarët notojnë në luksin e verërave prej miliona eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco