Mungesa e ujit në Vlorë për ditën e 4-t radhazi dhe protesta e banorëve që kanë ndërprerë një mbrëmje gala të bashkisë, ka sjellë reagime të shumta nga radhët e opozitës.
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, përmes një deklarate denoncon kontrastin mes luksit të pushtetit dhe mungesës së shërbimeve bazike për qytetarët, duke e cilësuar protestën e vlonjatëve si një thirrje mbarëkombëtare kundër braktisjes dhe padrejtësisë sociale.
Reagimi:
Vlorë, dita e 4 pa ujë.
Shqipëria e kullave që shkëlqejnë, me kryeministër me bodrume verërash miliona euro, ndërsa qytetarët mbeten pa ujë për të jetuar.
Protesta e qytetareve të Vlorës, është zëri i çdo shqiptari të braktisur nga kjo qeveri.
Protestoni për të drejtat tuaja, kudo që jeni.
Ngrihuni, mos heshtni.
Sepse heshtja i shërben vetëm hajdutëve që pinë verë 30 mijë euro dhe qytetarëve ju mohojnë të drejtat më bazike si uji.
© SYRI.net