Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të qytetarëve të Vlorës, të cilët ndodhen prej 4 ditësh pa ujë në çezmat e shtëpive të tyre.
‘Shpreh respektin më të thellë për qytetarët e Vlorës që arrogancës dhe shpërfilljes iu përgjigjën me protestë dhe revoltë. Vlonjatët i dhanë përgjigjën e duhur administratës skandaloze të një qyteti i cili organizon mbrëmje gala ndërkohë që qytetarët nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Shpreh respektin më të thellë për qytetarët e Vlorës që arrogancës dhe shpërfilljes iu përgjigjën me protestë dhe revoltë.
Vlonjatët i dhanë përgjigjën e duhur administratës skandaloze të një qyteti i cili organizon mbrëmje gala ndërkohë që qytetarët nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.
Shkëndija të tilla të qëndresës qytetare duhet të masivizohen në të gjithë Shqipërinë, kudo ku ka padrejtësi dhe korrupsion.
2026 duhet të jetë fundi i kësaj bande që e shkatërroi Shqipërinë.
© SYRI.net