Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar me ironi në lidhje me protestën e qytetarëve të Vlorës të cilët kanë 4 ditë pa ujë.
‘Bashkia Vlorë me këto ritme do rikthejë në fuqi rregullin e larjes vetëm të dielave’, shkruan Noka në Facebook.
Kujtojmë se banorët shqyen dyert e teatrit Petro Marko, ku administrata e bashkisë po organizonte një festë gala, duke i detyruar të anulojnë shfaqjen.
© SYRI.net