Qyteti i Vlorës ku është zgjedhur deputet edhe kreu i qeverisë Edi Rama ka prej disa ditësh pa ujë të pjshëm.
Ndërkohë që thirrjes për të dalë në një protestë gjatë darkës së sotme i janë përgjigjur dhjetra qytetarë vlonjatë.
Ata janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qëndror që u ka lënë pa ujë prej ditësh, përpara Teatrit Petro Marko.
Qytetarët e shumtë janë mbledhur pikerisht aty pasi bashkia po organizon një festë të fundivitit në ambjentet e teatrit per punonjësit e saj.
Ata therrsinin "Duam Ujë". Ndërkohë që u tensionuan edhe me policinë që mbronte ambjentet ku ishte mbedhur bashkia të festonte.

© SYRI.net