Çmimet 'e kripura' në Elbasan rëndojnë xhepat e qytetarëve

Çmimet 'e kripura' në Elbasan rëndojnë xhepat e qytetarëve

12:30, 28/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prag të ndërrimit të viteve, në tregun e fruta-perimeve të qytetit të Elbasanit, çmimet duken më të kripura se në ditët e tjera, për shkak të rritjes së fluksit të blerësve. Për këta të fundit, kjo rritje e çmimeve është absurde, duke qenë se pagat dhe pensionet janë tejet të ulëta dhe nuk u mundësojnë përballimin e këtyre çmimeve.

Qytetarët shprehen se për pensionistët shporta ushqimore është e paarritshme dhe se këtë vit nuk do të mund ta mbushin plotësisht tryezën e festave, ndërsa atmosfera pritet të jetë më e vakët.

LEXO EDHE: Çmimet 'në stratosferë' në prag të Vitit të Ri, qytetarët e Beratit: Nuk blejmë dot asgjë

Ata theksojnë se situata është edhe më e vështirë për pensionistët, të cilët nuk mund t’i përballojnë çmimet pa ndihmën e fëmijëve.

Për shumicën e tyre, emigrantët mbeten shpresa e vetme, ndërsa shprehen se pa ndihmën e emigrantëve tryezat festive janë shumë të varfra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco