‘Vlora 3 ditë pa ujë të pijshëm’/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: U qelbëm, s’kemi ku lahemi, jemi bërë si në Somali

‘Vlora 3 ditë pa ujë të pijshëm’/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: U qelbëm, s’kemi ku lahemi, jemi bërë si në Somali

11:44, 28/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë, teksa pak ditë na ndajnë nga festa e fundvitit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha bërë publik mesazhin e qytetarit digjital, i cili tregon situatën emergjente në qytetin bregdetar, mungesën e ujit.

Kryedmeokrati Berisha e ka shoqëruar mesazhin denoncues të qytetarit përmes fotos, ku tregohen qytetarët të cilët mbushin ujë për të pirë e larë, në një burim natyror pranë një shpelle.

Statusi

Dhurata e Vitit të Ri për Vlorën: 3 ditë pa ujë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

Doktor si je?emergjence jetesore nga Vlora.3 dite pa uji u qelbem me virroza neper kembe skemi ku lahemi u bem si Somali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco