Zgjedhjet në Kosovë, Bushkolaj: Vota e qytetarit ka fuqi reale për të prodhuar ndryshim!

10:59, 28/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Proceset zgjedhore në Kosovë po demonstrojnë një pjekuri politike dhe një dinamikë demokratike që shërben si një kontrast i thellë me realitetin në Shqipëri.

I ftuar në intervistën e paradites në Syri Tv, nën moderimin e Bled Markut, gazetari dhe redaktori i Syri Tv, Elkier Bushkolaj vlerëson se ndryshe nga Shqipëria, ku votimet shpesh shoqërohen me incidente dhe akuza për manipulime, në Kosovë po konsolidohet një kulturë ku vota e qytetarit ka fuqi reale për të prodhuar ndryshim. Një shembull i qartë ishin zgjedhjet e fundit lokale, ku partitë opozitare arritën të fitonin bashkitë më të mëdha të vendit, si Prishtina, Prizreni, Gjakova dhe Peja.

Ky rezultat, sipas Bushkolajt, tregoi se forca e pushtetit qendror është minore përballë vullnetit të votuesve, një fenomen që e bën garën politike atje të mirëfilltë dhe të paparashikueshme. Ndryshe nga Shqipëria, ku skena politike dominohet nga dy figura kryesore, në Kosovë ekzistojnë personalitete të forta politike edhe në nivel lokal, të cilët kanë mbështetje të konsoliduar dhe mund të sfidojnë edhe partitë e mëdha, siç tregoi rasti i një kandidati të pavarur në Drenas që arriti të fitonte përballë gjigantëve politikë.

Kjo kulturë elektorale reflektohet edhe në mbulimin mediatik. Ndërsa në Shqipëri lajmet për zgjedhjet shpesh përqendrohen te patronazhistët, administratat e politizuara, bandat pranë qendrave të votimit dhe abuzimet me procesin, në Kosovë gazetarët raportojnë për një garë reale. Mungesa e incidenteve të rënda, si ato të regjistruara në Vorë, Shkozet apo Elbasan, dëshmon për një standard më të lartë të organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Edhe pse Kosova përballet me sfidat e saj me krimin e organizuar, politika ka arritur ta mbajë këtë fenomen larg vijës së parë të fushatës elektorale.

Në këtë kontekst, kryeministri Albin Kurti kërkon të marrë një mandat të plotë për të qeverisur i vetëm, pa nevojën e koalicioneve që në të kaluarën janë provuar problematike. Shpresa kryesore e tij për të siguruar numrat e nevojshëm në Kuvend, për Bushkolajn, mbështetet te vota e diasporës. Kjo e fundit ka treguar një rritje të ndjeshme të mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje, e motivuar nga qëndrimet e palëkundura të qeverisë Kurti në raport me Serbinë dhe veprimet për vendosjen e rendit e ligjit në veri të vendit.

Diaspora po shndërrohet kështu në një faktor vendimtar, që mund të përcaktojë fatin e qeverisë së ardhshme. Përtej çështjeve elektorale, qeverisja e Vetëvendosjes, ndonëse jo pa problematika, shënon disa arritje. Përtej retorikës propagandistike, vërehet një qëndrim më i ashpër ndaj krimit të organizuar dhe, më e rëndësishmja, mungesa e skandaleve të mëdha korruptive që kanë pllakosur politikën shqiptare.

Institucionet ligjzbatuese në Kosovë kanë arritur një standard më të lartë, shpesh me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, duke u bërë shembull edhe për Shqipërinë, të cilës i kanë ofruar ndihmë në situata krizash si përmbytjet apo zjarret. Ky zhvillim institucional, i kombinuar me një proces zgjedhor më të besueshëm, e vendos Kosovën në një trajektore politike dukshëm më të shëndetshme.

Kosovë votohet, pra nuk ka votime, por votohet, do të thotë që votojnë njerëzit, proceset zgjedhore në Kosovë për hir të së vërtetës kanë treguar që atje realisht ka garë. Ne para dy muajsh kishim zgjedhjet lokale dhe e pamë se si ishte harta zgjedhore, ku partitë opozitare, po themi, morën pjesën dërrmuese të komunave, duke nisur me Prishtinën, Gjakovën, Pejën, Prizrenin, pra komunat më të mëdha në Kosovë i fituan, partitë e forcave opozitare, pavarësisht se shumë prej tyre hyjnë në këto zgjedhje jo në ndonjë aleancë të mirëfilltë, por megjithatë ja dolën që të merrnin numrin më të madh të këtyre komunave dhe u tregua qartë që atje forca e pushtetit është krejt minore në raport me forcën që ka vota e qytetarit ose më saktë e votuesve në Kosovë, të cilat kanë zgjedhur që tjetërkujt t'i besojnë drejtimin e pushtetit qendror dhe tjetërkujt t'i besojnë drejtimin e pushtetit lokal.

Kuptohet, ndryshe nga Shqipëria ku ne nuk kemi më figura politike, me përjashtim të dy liderëve kryesorë, pra të zotit Rama dhe zotit Berisha, nuk kemi më figura të forta politike, atje është e kundërta, atje ka shumë figura të forta politike, duke u nisur qoftë në rrafshin lokal, pra kryetarët e komunave në këto zona janë figura realisht shumë të forta politike. Do përmendja Ardian Gjinin e Gjakovës ose dhe kandidatin edhe fituesin e Mitrovicës, në fakt Fation Peci, një i ri, i cili e fitoi Mitrovicën në fakt nga pozita e, e ministrit të bujqësisë, por përgjithësisht dhe në pjesën dërrmuese të komunave dhe nga ato që drejton PDK-ja apo dhe LDK-ja, janë figura qendrore politike.

Mjafton vetëm të sjellim shembullin e zotit Lladrovci në komunën, në komunën e Drenasit, pra një kandidat i PDK-së i cili vendosi që të dilte i pavarur për të sfiduar dhe forcën e tij politike, PDK-në, dhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe të gjitha forcat e tjera politike në Kosovë dhe mundi që të fitonte këto zgjedhje. Ne për herë të fundit nuk mbaj mend kush është një kandidat i pavarur që ka fituar një betejë elektorale në Shqipëri. Madje kanë dalë me rezultate krejt qesharake. Çka tregon që atje realisht vota ashtu sikurse hidhet në kuti, ashtu dhe numërohet dhe është krejt i papërfillshëm domethënë diktati që ushtron pozita e pushtetit në raport me profilin që ka, në raport me profilin që ka një kandidat. De facto, ne kur kemi zgjedhje në Kosovë, realisht kemi zgjedhje.

Gazetarët raportojnë për zgjedhje, ndryshe nga panorama në Shqipëri ku ne gazetarët, për fat të keq, gjithë gazetarët e syrit i kemi nëpër raportime vetëm për çështje që lidhen kryesisht me incidente. Pra, flasim për patronazhistë, flasim për administratë, flasim për keqpërdorim të procesit zgjedhor. Ne kemi  ndjekur po themi të paktën gjashtë vitet e fundit, Syri Televizion i kemi ndjekur atje me reporterë në terren të gjitha zgjedhjet në Kosovë, dhe nuk kujtoj që të kemi një precedent për shembull sikur kishim këtu në Vorë apo sikur kemi pasur në Shkozet, apo sikur kemi pasur ato autoblindat në Shkodër apo në Elbasan. Është një panoramë krejt e kundërt. Jo se atje nuk ka të fortë. Është krejt e kundërta. Atje ka njerëz botës së krimit shumë herë më të rrezikshëm se sa në Shqipëri dhe shumë herë më të pushtetshëm se sa në Shqipëri. Por problemi është që politika këta njerëz i ka mbajtur larg dhe nuk i ka vënë në vijë të parë të fushatës elektorale.

Duhet të kemi parasysh, Kurti në fakt për hir të së vërtetës në zgjedhjet e shkurtit ishte shumë pranë marrjes së qeverisë i vetëm. Po të thashë, pesha politike që kanë forcat e tjera politike në Kosovë, pesha politike që e kanë individë të caktuar, mund të sjellim shembullin e partisë Ramush Haradinaj, që në të gjitha rrethanat po themi është tek 10%-shi, apo Fatmir Limaj që ka atë zonën e vet konstante, Malishevën, apo LDK-ja që ka ato bastione tradicionale bashkë me, ëh, ëh, bashkë me, ëh, bashkë me forcat e tjera politike në Kosovë, ja pamundësojnë Kurtit që të qeverisi i vetëm. Dhe Kurti gjykoi që shpresën këtë herë për ta marrë i vetëm, ëh, për ta marrë i vetëm mazhorancën, unë gjykoj që e ka lënë tek vota e diasporës. Ne duhet të kemi parasysh që në diasporë Lëvizja Vetëvendosje për hir të së vërtetës ka patur një rritje shumë të madhe, ka marrë atë votën që dikur e merrte përgjithësisht LDK-ja apo e merrte përgjithësisht Partia Demokratike e Kosovës, një votë e cila lidhet me atë se si diaspora e percepton rritjen e Kosovës, se si diaspora e percepton qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë apo qëndrimin e Kosovës apo qëndrimin që mbajti shteti i Kosovës në raport me veriun, pra ku vendosi një farë stabiliteti, ku riktheu rendin, ku riktheu sigurinë, ku mori një pjesë të mirë të komunave dhe arriti që të futej në institucionet ligjzbatuese kur serbët i braktisën këto institucione ligjzbatuese.

Unë gjykoj që edhe këtë herë diaspora në fakt, për hir të vërtetës, mund të rezultojë vendimtare, mund të jetë ai playmaker-i i madh që mund të jetë një votë në favor të, të forcës politike të Lëvizjes Vetëvendosje në mënyrë që t’i krijojë e vetme mundësinë, ëh, për drejtimin e qeverisë. Ne duhet të kemi parasysh që përgjithësisht koalicionet në Kosovë janë pasuar gjithmonë me probleme. Edhe kur kemi pasur një koalicion të madh, po themi LDK-PDK, kjo për shkak të rritjes së, fryrjes së administratës, për shkak të nepotizmit, për shkak të, të abuzimeve. Lëvizja Vetëvendosje për hir të së vërtetës, përtej shumë problematikave që ka si forcë politike, se kuptohet është një forcë politike e majtë që forcën më të madhe dhe thelbin e saj e ka përgjithësisht tek propaganda, i ka disa arritje, veçanërisht sa i përket qëndrimeve në raport me Serbinë, qëndrimeve në raport me krimin e organizuar.

Pra nëse dikur veriu i Kosovës quhej një tokë pa zot, po e themi me plot gojën, madje për fat të keq ishte dhe kryeministri i Shqipërisë që artikulonte që artikulonte diçka të tillë, nuk është më situata e tillë. Kur flasim për institucione ligjzbatuese në Kosovë duhet të kemi parasysh që kanë arritur njëfarë standardi, ndoshta dhe me farë përkrahje së, së vendeve aleate të cilat janë të stacionuara në Kosovë. Edhe i trajnojnë, edhe i mbikëqyrin. Ne duhet të kemi parasysh që sa herë ka përmbytje, janë ekspertë të palës kosovare që vijnë dhe i japin ndihmë autoriteteve shqiptare. Sa herë ne kemi situatë problematike me zjarret, duhet të kemi parasysh që janë po forcat e Kosovës që vijnë edhe japin ndihmë për autoritetet shqiptare. Sa herë kemi natë kaosi me trafikun përgjithësisht veri të vendit, janë institucionet ligjzbatuese kosovare të cilat vijnë të parat në ndihmë dhe e menaxhojnë këtë. Çfarë do të thotë? Do të thotë që janë disa arritje që do të duhet të përkthehen. Kuptohet, në rrafshin ekonomik nuk është se kemi pasur ndonjë arritje të madhe po themi të, të, të qeverisë Kurti, por duhet pranuar fakti që ne atje në Kosovë deri tani nuk jemi përballur me skandale të cilat jemi mësuar të përballemi në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco