Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për gazetarët pas ‘Foltores’ me demokratët në Korçë, ku përcolli edhe një mesazh urimi për qytetarët në prag të festave të fundvitit.
‘Një urim të përzemërt për festat e fundvitit për çdo korçar dhe korçare dhe besimin tim se festa të tjera do t’i festojmë shumë më mirë’, u shpreh Berisha.
Duke iu përgjigjur interesimit të medieve për Ervin Salianjin, kreu i PD-së theksoi rëndësinë e besimit dhe të zgjedhjes personale në momente kyçe.
‘Pyetja është e drejtë, por njeriu niset nga besimi dhe besimi është një dhunti. Natyrisht, kur kalon vijën e kuqe, bën zgjedhjen tënde’, deklaroi ai.
Berisha nënvizoi se ‘kalimi i vijës së kuqe’ përbën një moment vendimtar, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia politike dhe morale mbetet gjithmonë individuale.
© SYRI.net