VIDEO/ Benet Beci dhe Bajrat organizojnë takimin e Salianjit në Shkodër

VIDEO/ Benet Beci dhe Bajrat organizojnë takimin e Salianjit në Shkodër

20:06, 27/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në videon më poshtë do të kuptoni se kush janë pjesëmarrësit në takimet e Ervin Salianjit dhe kush qëndron pas takimeve të stisura.

Në videon e mëposhtme krah Ervin Salianjit shfaqet Muharrem Shkjau, i cili pak kohë më parë, siç dëgjohet me zë dhe figurë në video shprehet se, ‘kryetar bashkiet ma të mirë s'ka pas Shkodra...’, për Benet Becin.

Takimi i fundit i Salianjit në Shkodër ka qenë një dështim spektakolar, sa edhe mediat e rilindjes që i rrinë gati mbulimit mediatik me urdhër të Ramës nuk po arrijnë dot të prodhojnë lajm.

Burime të sigurta nga Shkodra bëjnë me dije se braktisjen që i kanë bërë demokratët e kryeqendrës së veriut Salianjit janë përpjekur t’ia rikuperojë banda e Bajrave dhe Benet Beci të cilët kanë marrë njerëz nga bastoret e tyre për t’i çuar në takim. Më shumë se 70% e sallës mbushet nga Bajrët dhe pjesa tjetër nga njerëz të blerë nga Benet Beci.

Takimet e Salianjit të mbështetura nga Rama dhe bandat kriminale vijnë në një moment kur skadalet korruptive të qeverisë kanë shpërthyer sheshit dhe kanë marrë edhe jehonë ndërkombëtare.

Kjo është qartësisht një përpjekje e dëshpëruar Edi Ramës dhe bandave kriminale për të larguar vëmendjen nga skandalet korrutive të Ballukut, AKSHI-t etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco