'Nga ngrirja e aseteve në arrestime në nivele të larta!' Propozimet e SHBA-së për SPAK

18:30, 26/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po diskutohet vendosja nën vëzhgim ekonominë shqiptare, ku do kalohen në sitë PPP-të, tenderat ne sektorin e kiberenetik, tenderat ne sektorin energjitik si dhe sektori i ndërtimit, që prej vitesh  është me flamur për pastrimin e parave të drogës.

Në Kongresin Amerikanë janë paraqitur propozimet e tre senatorëve, të cilat janë fokusuara tek çmontimi i rrjeteve financiare që mbështesin politikanët e korruptuar në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimore.

Në kudër të këti proopozimi,  i sygjerohet Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion  kalimin nga ngrirja e aseteve në arrestime në nivileve të larta, përpara zgjedhjeve të vitit 2027. 

“Duke emëruar strukturat ekonomike, figurat e biznesit dhe "ndërmjetësit" që lehtësojnë korrupsionin, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë, duke synuar të "pastrojë" tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027”

Ky propozim parashikon që  SHBA në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese shqiptare  të  kalojnë në sitë, pushtetin financiar që buron nga posti i Kryeministrit.

Brenda një afati 90 ditor do kalojë në sitë  sektori i energjitikës, ku do të mbikëqyren  korporatat shtetërore të energjisë KESH dhe OST si  dhe gjithashtu koncesionet e energjisë së rinovueshme.

Partneritetet Publiko-Private gjithashtu do të jenë në fokusin e kontrolleve, ku pritet të ketë një auditim të plotë të kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës. 

Monitorimit strikt nuk do ti shpëtoje siguria kibernetike dhe bankat lokale për të zbuluar lidhjet e mundshme me financat e grupeve kriminale dhe shoqërive të dyshimta.

Këto propozime kanë kaluar ne Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit.  

Më 18 dhjetor 2025, Presidenti Donald Trump firmosi ligjin vjetor të mbrojtjes së SHBA, NDAA 2026, një akt që tradicionalisht shërben jo vetëm për buxhetet ushtarake, por edhe si dokument orientues i politikës së jashtme amerikane. 

Brenda këtij ligji, Ballkani Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria trajtohet si një hapësirë ku demokracia, korrupsioni, media, ekonomia dhe siguria kibernetike shihen si pjesë e të njëjtit problem strategjik.

Kapitulli për Ballkanin Perëndimor mban emrin “Kapitulli F për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”.

Kongresi amerikan e vendos tonin politik duke e përkufizuar rajonin si “një rajon pluralist, shumetnik, në zemër të Europës, kritik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit”. 

Ky formulim sinjalizon se destabiliteti në Ballkan shihet si risk europian dhe transatlantik.

Në kuadër të këtij ligji,brenda 90 ditësh, pra jo më vonë se 18 mars 2026, Sekretari i Shtetit Marko Rubio duhet të bëjë një briefing për Kongresin mbi progresin për strategjinë rajonale 5 vjeçare të zhvillimit ekonomik dhe ripërtëritjen e demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Po ashtu brenda brenda 180 ditësh, po ashtu jo më vonë se 16 qershor 2026, CEO i DFC dhe Sekretari i Shtetit duhet të paraqesin raport të përbashkët, ku përfshihen edhe garancitë sovrane të huave për projekte infrastrukture dhe diversifikimi energjie.

Ndërkohë brenda 1 viti, pra jo më vonë se 18 dhjetor 2026, kërkohet raport ndërinstitucional për sigurinë kibernetike dhe mjedisin digjital të informacionit në vendet e rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco