Ekonomia shqiptare ndodhet e bllokuar mes parave të narkotrafikut dhe aferave të mëdha korruptive, një situatë që ka alarmuar partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) po përgatitet të kalojë në një fazë të re goditjesh, presioni ndërkombëtar po rritet, duke sinjalizuar një periudhë vendimtare për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, gazetari Elkier Bushkolaj, u shpreh se prej vitesh, Shqipëria është kthyer në një terren jomiqësor për investitorët e huaj seriozë nga SHBA dhe Europa. Klima e sipërmarrjes është helmuar nga injektimi i parave me origjinë kriminale dhe nga skandale si ai i inceneratorëve, tenderat e dyshimtë si dosja e AKSH-it, apo kontratat problematike si ajo e tunelit të Llogarasë.
Këto afera jo vetëm kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare, por kanë krijuar një mjedis ku konkurrenca e ndershme është pothuajse e pamundur, duke larguar kapitalin e pastër. Uashingtoni ka dhënë sinjale të qarta se durimi ka mbaruar.
Sipas Bushkolajt, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur një rishikim të thelluar të koncesioneve dhe investimeve strategjike në Shqipëri, shumë prej të cilave konsiderohen monopole të lidhura me qarqe të caktuara politike. Për më tepër, prania fizike e Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA) në Tiranë prej gati tre vitesh dëshmon një angazhim të drejtpërdrejtë për të monitoruar dhe luftuar rrjetet e narkotrafikut që kanë shtrirë aktivitetin e tyre nga Amerika Latine deri në Ballkan.
Në këtë kuadër, veprimtaria e SPAK pritet të intensifikohet. Burimet sugjerojnë se struktura speciale po lëviz nga faza e sekuestrimeve të pasurive drejt një faze arrestimesh, që mund të përfshijë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të lidhur me krimin e organizuar. Koordinimi i SPAK me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, përfshirë vizitat e drejtuesve të saj në SHBA dhe takimet me homologë nga rajoni, tregon se krimi po luftohet si një fenomen transnacional. Një tjetër pikë shqetësimi për partnerët është edhe nisma për "paqen fiskale", e cila është parë me skepticizëm të thellë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe FMN-ja.
Ata kanë paralajmëruar se një ligj i tillë rrezikon të shërbejë si një mekanizëm për pastrimin e parave të krimit, duke minuar më tej themelet e ekonomisë dhe shtetit ligjor. Konvergjenca mes hetimeve të brendshme dhe presionit të jashtëm sugjeron se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq kritik. Veprimet e ardhshme të SPAK, të mbështetura nga partnerët strategjikë, mund të sjellin një tronditje të fortë për botën e krimit dhe politikës, duke testuar seriozisht angazhimin e vendit për t'u shkëputur nga korrupsioni dhe paligjshmëria.
Mesazhi pas kësaj vizite ishte i qartë. Kartelet e drogës dhe korrupsioni. Me sa duket, helmimi i ekonomisë shqiptare nga paratë e narkotrafikut tashmë është kthyer në një kërcënim, po themi, jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjatë për Evropën. Shqipëria sot është e vendosur sanduiç mes parave të narkotrafikut të injektuara në ekonomi dhe aferave korruptive. Pra, nëse ne e lexojmë qëndrimin që vjen, të del qartë që janë pothuajse të gjitha duke nisur nga tenderat e Akshit deri te PPP-të, pra te ato aferat e inceneratorëve. Këto afera që deri tani kanë sjellë vetëm gjakderdhje financiare, janë kthyer në një kërcënim edhe për vetë klimën e sipërmarrjes në Shqipëri, pasi u bë kohë që prej vitesh ne nuk kemi më sipërmarrje të huaja të rëndësishme, qoftë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo qoftë nga Evropa, që gjejnë terrenin për të investuar në Shqipëri. Madje ka ndodhur dhe e kundërta, që në mënyrë arbitrare janë përjashtuar nga kontrata shumë të rëndësishme, qoftë ajo për portin e Porto Romanos, apo qoftë për segmente rrugore të rëndësishme, të cilat, historiku i të cilave pastaj ka prodhuar, po themi, dosjen e tunelit të Llogarasë, apo dosjet e tjera të cilat pritet të prodhohen.
Me sa duket, Departamenti Amerikan i Shtetit përgjatë këtyre tre muajve do të kalojë në sitë një pjesë të mirë të këtyre koncensioneve dhe një pjesë të mirë të investimeve, kryesisht në sektorin e ndërtimit, por dhe ato që janë investime strategjike, që dihej që janë monopol i kryeministrit Edi Rama. Janë mediat e huaja për hir të së vërtetës, përjashto faktin e Syri televizion apo denoncimet e liderit të opozitës Sali Berisha, të cilat kanë ngritur alarmin të paktën, po themi, katër vitet e fundit që injektimi i parave të narkotrafikut në ekonomi është orientuar në sektor kyç të vendit, sikurse është turizmi dhe sektori i ndërtimit, që de facto janë dy sektorë që mbajnë gjallë ekonominë shqiptare tani që po zhvillojmë këtë bisedë. Duhet të kemi parasysh që Trump ka firmosur një urdhër ku i ka dhënë rreth 90 ditë kohë sekretarit të shtetit Marco Rubio, në kuadër të planit të veprimit për Ballkanin Perëndimor, ku do kalojnë në sitë qoftë pluralizmi, qoftë aspektet ekonomike, qoftë aspektet që lidhen me sigurinë kibernetike, për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet Shqipëria. Por gjatë kohës që ka dalë ky urdhër, ne duhet të kemi parasysh që aktualisht ne kemi në SPAK dosje të hapura, dosjen e Akshit, ku janë miliona euro tendera dhe vetë kupola drejtuese e Akshit në bashkëpunim me disa biznesmenë të caktuar ka operuar si një grup i strukturuar kriminal. Paralelisht kemi çështjen Balluku, pra tunelin e Llogarasë dhe një pjesë të mirë të akseve të segmenteve të Unazës së Madhe në Tiranë.
Por ndërkohë, një tjetër aspekt janë, është edhe çështja e kullave. Është një alarm i ngritur kryesisht nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht nga belgët edhe italianët, të cilët kanë sjellë materiale voluminoze në raport me atë se çfarë po ndodh. Kam përshtypjen që tani kalohet në një stad tjetër. Nëse kemi qenë të vëmendshëm për t'i lexuar mesazhet e ambasadës amerikane përgjatë, po themi, katër muajve të fundit, kanë qenë të orientuara pikërisht në këtë drejtim. Që të forcojnë bashkëpunimin për të luftuar grupet e strukturuara kriminale me aktivitet ndërkombëtar, pra me aktivitet nga Amerika Latine, në Shqipëri dhe në vendet e Bashkimit Europian, dhe lufta kundër korrupsionit. Madje mesazhi i fundit ka qenë që të mbrojmë edhe investimet amerikane në Shqipëri, pra nga ndikimi apo nga injektimi i parasë së pistë në ekonomi. Por ajo çfarë e bën më të rëndë gjithë këtë histori është mesazhi i datës 28 nëntor, qoftë i presidentit Trump, apo qoftë i zotit Rubio, mesazhi për Shqipërinë, që për hir të së vërtetës, për këdo që e lexon dhe kushdo që njeh zhvillimet se çfarë ndodh në këtë vend në raport me ekonominë dhe demokracinë, ishte një regres për Shqipërinë dhe për herë të parë, po themi, de facto, në thonjëza, u përmend termi narko-shtet. Pra pavarësisht se nuk ishte shkruar termi narko-shtet, por u la të kuptohej që këtu nuk është një urim për një vend normal që po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Kam përshtypjen që dhe puna e shpejtë e SPAK-ut në raport me dosje të caktuara përgjatë muajve të fundit, lë të kuptosh për një ndërhyrje të jashtme, nga njerëz të cilët kuptojnë shumë mirë shqip, unë besoj që është një koordinim edhe kam përshtypjen, në fakt unë përmenda datën 3 shtator vizitën e zotit Dumani në DASH, që ishte një vizitë që pas mesazheve na orientoi pak se çfarë do ndodhte, se pas vizitës së Dumanit ne patëm një vizitë të tij në Mal të Zi dhe më pas ardhjen e kryeprokurorit special të Serbisë në Shqipëri dhe në fokus të bisedës kishin qenë kartelet e drogës. Që le të kuptosh që nuk po bëjmë më, nuk kemi të bëjmë më me grupe të strukturuara kriminale me aktivitet lokal apo me aktivitet periferik, por kemi të bëjmë me grupe të strukturuara kriminale me aktivitet ndërkombëtar ëh në trafikun e lëndëve narkotike dhe një pjesë e mirë e këtyre parave kanë hyrë në ekonominë shqiptare dhe më pas kuptohet, kanë injektuar në proceset zgjedhore, janë injektuar në proceset ekonomike. Është një situatë shumë komplekse, por me këtë direktivën kuptohem që, kuptohet që SPAK do ketë një mbështetje për të kaluar tashmë nga faza e sekuestrimeve, pra nuk do kemi, nuk do jemi më në atë që cilësohet si faza e sekuestrimeve.
Të gjithë janë në vëzhgim të SPAK-ut, por në momentin që kalohet nga faza e sekuestrimeve në fazën e sekuestrimeve, kam përshtypjen që goditja do ketë do ketë efekt domino. Pasi ne duhet ta kemi qartë Parutha, paralelisht me këto zhvillime që ne po trajtojmë në këtë studio, këtu kaloi dhe paqja fiskale, për të cilën edhe dhoma amerikane e tregtisë, edhe dhomat e tregtisë së lidhura me Bashkimin Europian, po së fundi dhe FMN-ja ngritën alarmin për pastrimin e parave. Por, paralelisht me këto zhvillime është dhe një zhvillim i rëndësishëm që lidhet me DEA-n. DEA prej tre vitesh ka zyrë fizike në Shqipëri, pra po themi nga 2022-shi, mos gaboj dhe më 2023-shin është finalizuar dhe kjo zyrë fizike përgjatë kësaj kohe ka shërbyer për grumbullimin e të dhënave dhe ka grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për të krijuar një panoramë të qartë prej asaj se çfarë po ndodh me ekonominë shqiptare. Me sa duket, Shqipëria është në fokusin e ëh e partnerëve ndërkombëtarë për shkak të pozicionit strategjik dhe të aleancave strategjike që ne kemi ëh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi një kthim vëmendje dhe një mbështetje pa kushte me sa duket për strukturat ligjzbatuese.
Fokusi është në gjithë Ballkanin. Vuajnë nga probleme të ngjashme. Kryesisht Shqipëria, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, pasi Kosova ka të tjera specifika, po ashtu dhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk janë kaq të ngarkuara në raport me këto fenomene. Këto fenomene janë kryesisht në Shqipëri, në Serbi edhe në Bosnje-Hercegovinë. Pra, paqja fiskale nuk është një projekt qoftë për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrjes apo për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë shqiptare. Pse nuk pati paqe për shembull për ato faturat e papaguara të energjisë elektrike? Apo për faturat e ujit, që u burgosën me mijëra qytetarë, madje kemi pasur dhe raste tragjedish kur kanë humbur jetën në burgje për shkak të vetëvarjeve. Pse nuk u përdor një paqe fiskale për ato? Për ato qytetarët e thjeshtë që kishin shuma krejt minimale në raport me këtë shifrën që pritet të përfitojnë këto të paqes fiskale.
© SYRI.net